E Diel, 1 Nëntor 2026

Bastisjet ne Shkup, pranga krereve te UCK-se

Gjate bastisjeve te kryera mbreme nga policia maqedonase ne Shkup ka pasur edhe arrestime.

Sic njofton Ministria e Brendshme maqedonase, ne pranga kane rene Miftar Islami, si dhe Tali e Bekim Dardhishta, ish-komandante te UCK-se.

Autoritetet lokale nuk japin detaje mbi arrestimet, por pohojne se jane pjese e nje operacioni te gjere.

Nderkohe, familjaret e te arrestuarve kane protestuar ndaj bastisjeve qe ka bere policia ne banesat e tyre.

Sipas tyre, keto aksione jane kryer pa paralajmerime dhe ne menyre te paligjshme.

Per kete ata kane informuar edhe kreun e BDI-se Ali Ahmeti, partia e te cilit eshte ne pushtet, por nga ky i fundit nuk ka ardhur ende nje reagim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›