Kosor: Konferenca në Bërdo, edhe pa Serbinë

Kryeministrja e Kroacisë, Jadranka Kosor, tha sot se Konferenca Evropiane për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, që është planifikuar për 20 mars në Bërdo, do të mbahet, pavarësisht nga pasiguria për pjesëmarrjen e delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë.
"Konferenca do të mbahet, jemi ende duke punuar për detajet e organizimit, por unë mendoj se nuk ka asnjë pengesë për mbajtjen e saj", ka deklaruar Kosor në Zagreb.
Ajo ka theksuar se është optimiste, duke menduar se gjithçka do të zgjidhet dhe organizatorët presin që në konferencë të jenë të pranishëm gjithë të ftuarit.
Edhe Kosor ka deklaruar se mbetet çështje e hapur ardhja e presidentit të Serbisë, Boris Tadiq.
Vetëm Serbia nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen në Bërdo
Përgatitjet për samitin mbi të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor, të planifikuar për 20 mars në Bërdo afër Kranjit, po rrjedhin sipas planit, ndërsa pjesëmarrjen e kanë konfirmuar të gjithë përveç Serbisë, ka thënë ambasada e Sllovenisë në Beograd.
Të gjithë të ftuarit e kanë konfirmuar ardhjen, përveç Serbisë, por meqë është takim joformal, pritet deri në çastin e fundit, ka thënë e ngarkuara me punë në ambasadë, Jadranka Shturm Kocjan.
Ajo ka shtuar se mbetet çështje e hapur ardhja e presidentit të Serbisë, Boris Tadiq, raporton REL.
Kryeministrat e Sllovenisë dhe Kroacisë, Borut Pahor dhe Jadranka Kosor, vendosën të organizojnë samitin me qëllim të përshpejtimit të integrimit të vendeve të Ballkanit në Bashkimin Europian.