E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosor: Kroacia nuk pyet Beogradin për Kosovën

KROACI- Shefja e ekzekutivit kroat, Jadranka Kosor, tha se disa politikanë në Kroaci dhe Serbi nuk e kanë kuptuar ende realitetin, as 20 vjet pas pavarësisë së Kroacisë.

"Populli kroat dhe kryeministrat kroatë nuk do të kërkojnë këshilla, lutje apo leje nga Beogradi për të bërë diçka. Ato kohëra, fatmirësisht, kanë përfunduar gjithmonë",- tha Kosor, e cila u pyet nga gazetarët të komentojë deklaratën e ministrit të Jashtëm serb, Vuk Jeremic, me rastin e vizitës së saj në Kosovë.

Jeremic, i pyetur se si e komenton deklaratën e zonjës Kosor tha se "Kroacia është miku më i madh i Kosovës në rajon. Aata që janë miq të mirë me Jadranka Kosorin, nuk kanë nevojë për armiq", raporton Europa e Lirë.

Kryeministrja kroate sot është "sulmuar" edhe nga presidenti serb, Boris Tadic i cili tha se është i befasuar me mosreagimin e BE-së, për ‘sjelljen joevropiane të Kosorit, vizitën e saj në Kosovë dhe përshëndetjen e kriminelëve të akuzuar të Hagës’.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›