E Shtunë, 31 Tetor 2026

Falenderoni njeriun e Neandertalit për sistemin tuaj imunitar

Dihet prej kohësh që paraardhësit tanë kryenin mardhënie seksuale me të afërmit e tyre gjysmë-njerzorë. Por shkencëtarët po zbulojnë vetëm tani efektet e këtyre relacioneve “ekstreme”. Pasoja e relacioneve ndër-specie ishte një super sistem imunitar që vazhdon të ekzistojë edhe sot, sistemi ynë imunitar.

Një studim nga shkolla e mjeksisë në universitetin e Stanford ka zbuluar se ciftëzimi i Neandertalëve me një specie tjetër të qujtur Denisovan, që është zbuluar kohët e fundit, ka sjellë një modifikim në kodin tonë gjenetik. Modifikimi me një variant të gjenomës HLA, e cila është përgjegjëse për përgjigjen e sistemit imunitar ndaj një mori sëmundjesh, ka bërë të jemi kaq rezistent ndaj sëmundjeve.

Më saktësisht, studiuesit kanë zbuluar një variant të vecant të gjenit HLA, HLA-B*73 të origjinuar nga miksimi i gjenomës së njeriut modern me paraardhësit e tij. Duke krahasuar gjenet, shkencëtarët vërtetuan se ato alele e kishin prejardhjen nga kryqëzimi me Denisovanët.

Llogaritet që gjenoma HLA të gjendet në 50% të europioanëve, 80% të aziatikëve dhe në 95% të banorëve të Papua Guinea e re.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›