E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosor ne Kosove takim me zyrtaret e larte

Kryeministrja e Kroacisë, Jadranka Kosor do të vizitojë sot Kosovën, ku do të takohet me zyrtarët më të lartë të vendit. Para takimit me kryeministrin Hashim Thaçi, Kosor pritet ta takojë kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqin, si dhe zëvendëskryeministrin Slobodan Petrovic.

Shefja e ekzekutivit të Kroacisë do të vizitojë edhe fshatin Janjevë, ku jetojnë qytetarë të komunitetit kroat. Me zonjën Kasor do të udhëtojë edhe grupi i biznesmenëve kroatë, që do të marrë pjesë në forumin ekonomik Kosovë-Kroaci.

Vizita e kryeministres Kosor në Kosovë nga mediat serbe është cilësuar si “vazhdimësi e propagandimit të politikës antiserbe”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›