E Shtunë, 31 Tetor 2026

Regjimi i Gadafit në grahmat e fundit

Rebelët kanë bërë kontrolle për të gjetur Gadafin, por deri tani nuk dihet se ku ndodhet, megjithëse i biri ka deklaruar se babai i tij ndodhet në Libi dhe nuk do të largohet nga vendit.

Situata është e tensionuar në zonë. Pamjet televizive tregojnë tym në rritje në ndërtesat e të gjithë qytetit, ndërsa gjithandej dëgjohen zhurma të granatave. Mëngjesin e kësaj të marte, komandantët e rebelëve thanë se do të përqendrohen të gjitha përpjekjet e tyre për të sulmuar kompleksin e fortifikuar të Bab al-Aziziya.

Korrespondenti i BBC-së në Tripoli thotë se dhjetëra automjete të rebelëve janë derdhur në të gjithë kryeqytetin për të marrë pjesë në sulm. Rebelët besojnë se çelësi për t'i dhënë fund këtij konflikti është për të kapur ose vrarë Kolonel Gadafin, vijon korrespondenti. /Start/

                                                                                             2011-08-23 18:06
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›