Greqi, arrestohen një shqiptar e 2 grekë për trafik heroine
ATHINE-Policia e Athinës vuri në pranga 3 persona të akuzuar për posedim, përpunim dhe trafikim të lëndëve narkotike. Ata janë 2 shtetas grekë të moshës 49 dhe 17 vjet si dhe një shtetas shqiptar 34 vjeç.
Policia bën të ditur se të arrestuarit vepronin në një ambient pranë Muzeut të Athinës, ku kishin improvizuar një laborator, në të cilin përpunohej dhe paketohej heroina.
Gjatë një operacioni të koordinuar policia arrestoi 3 personat dhe në zotërim të tyre konfiskoi:
1562 gramë heroine, 10 gram hashash, aparate përpunimi, një mekanizëm për presimin e drogave, një mekanizëm për ambalazhimin, 3 miksera elektrike, 4 telefona celularë, një peshore elektronike, 2 makina dhe qeset e najlonit ku paketohej droga.
Të arrestuarit u dërguan në prokurorinë e Athinës.
(d.b/BalkanWeb)