Kosovë, KQZ: Më 9 janar zgjedhje në tre komuna

Më 9 janar do të përsëriten zgjedhjet në tre komuna të Kosovës, në Skenderaj, Drenas dhe Deçan, ndërsa rivotime të pjesshme do të ketë në Malishevë dhe Lipjan. Komisoni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka marrë këtë vendim në një mbledhje urgjente të mbajtur pas vendimeve të marra nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Paneli Zgjedhor gjithashtu ka urdhëruar KQZ që të ndërrojë të gjithë komisionerët në këto qendra të votimit dhe të shtojë mbikëqyrjen gjatë procesit të rivotimit.
Vendimi i PZAP-it për rivotim në këto vendvotime vjen pas shqyrtimit të ankesave të LDK’së, Lëvizjes Vetëvendosja, Institutit Demokratik të Kosovës dhe Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese.
Alsat
Vendimi i PZAP-it për rivotim në këto vendvotime vjen pas shqyrtimit të ankesave të LDK’së, Lëvizjes Vetëvendosja, Institutit Demokratik të Kosovës dhe Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese.
Alsat