E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi: Marty të cojë faktet në gjykatë. Akuza keqdashëse

Kryeministri Hashim Thaçi ka folur për herë të parë për akuzat e raportusit të Këshillit të Evropës Dick Marty, të cilat i ka quajtur skandaloze, qëllimkëqija dhe pjesë të propagandës të qarqeve të caktuara që nuk ia duan të mirën Kosovës. Ish- udhëheqësi politik i UÇK-së i cili sulmohet drejtpërdrejt në raport tha se do të shqyrtojë të gjitha mundësitë legale dhe politike për ta kundërshtuar  raportin e Martyt dhe për të nxjerrë në pah të vërtetën dhe drejtësinë.

“Raporti skandaloz i anëtarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Dik Marti, është një tekst i mbushur me shpifje dhe gënjeshtra, të cilat janë riciklim i propagandës së vazhdueshme të qarqeve të caktura që nuk ia duan të mirën Kosovës dhe qytetarëve të saj. Për më tepër, ky është një raport që tenton të njollos të gjithë shqiptarët në rajon”, tha Hashim Thaçi, Kryeministër i Kosovës.

Thaçi i kërkoi nga Dik Marti që të gjitha faktet dhe dëshmitë që pretendon se i ka, t’i dorëzojë tek organet kompetente të drejtësisë për të ndihmuar procesin hetimor. Ai tha se e gjithë bota e di e se në Kosovë kanë ndodhur krime të tmerrshme për vite të tëra, që kanë kulmuar gjatë luftës së viteve 1998-1999 sikurse e di se kush ka qenë agresori dhe kush ka qenë viktima në Kosovë.

Bul Salihu

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›