E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, KQZ jep rezultatet paraprake, PDK fiton zgjedhjet me 33.5 për qind

Partia Demokratike e Hashim Thaçit ka fituar zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë. Komisioni Qendror Zgjedhor ka publikuar rezultatet paraprake të votimeve të së dielës, sipas të cilave PDK ka fituar 33,5 përqind të votave, ndërsa LDK ka marrë 23,6 përqind të votave. E treta renditet Lëvizja “Vetvendosje” me 12,2 përqind dhe pas saj AAK, e cila ka marrë 10,8 përqind të votave. Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka deklaroi se këto rezultate paraprake kanë dalë nga përpunimi i mbi 90 përqind të fletëve të votimit.

"Këto rezultate preliminare i kemi pranuar nga komisionet komunare të zgjedhjeve, dhe janë vetëm për subjektet politike dhe jo për kandidatët e tyre. Rezultatet janë si në vijim: Numri i vendvotimeve 2280, numri i votave me kusht 28.564, numri i fletë votimeve të rregullta në kutitë e votimit 743.892 dhe rezultatet sipas partive politike. Lidhja Demokratike e Dardanisë, LDD, 23.337 vota, apo 3.3 për qind. AKR, PD, PSD, PPI, PPK, PNDSH, PGJK, pra koalicioni, 50.720 vota, apo 7.1 për qind. Lidhja Demokratike e Kosovës, LDK, 168.120 vota, apo 23.6 për qind. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, AAK, 76.859 vota, apo 10.8 për qind, dhe Partia Demokratike e Kosovës, PDK 238.959 vota, apo 33.5 për qind", bëri të ditur Valdete Daka, kryetare e KQZ të Kosovës.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›