E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minesota, stuhia e borës shemb çatinë e stadiumit

Kupola e stadiumit të Minesotës në shtetet e bashkuara  shembet për shkak të rreshjeve të  dendura të borës. Nuk pati të plagosur e viktima ndonëse për shkak të incidentit Liga Nacionale e Futbollit shtyu ndeshjen e planifikuar ndërmjet Minnesota Vikings dhe New York Giants.

Burimet mediatike bënë të ditur se trashësia e  borës arrinte në 56 centimetra. Në Chicago dhe  pjesë të  veriut të Illinoisit  sikundër dhe në  Iowa, Minnesota, Wisconsin, Missouri, Michigan e në Dakotën e Veriut e të Jugut është dhënë  alarmi mbi rrezikun e stuhive të borës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›