Sulmi terrorist në Suedi, rrjeti terrorist islamik merr përsipër përgjegjësinë

Sulmi terrorist i një ditë më parë në Stockholm mban vulën e rrjeteve terroriste islamike. Në një faqe interneti të lidhur me Al Kaidën një grupim terrorist merr përgjegjësinë për sulmin e të shtunës ku mbeti i vrarë atentatori dhe mbeten të plagosur dy kalimtarë.
Taimour Abdulwahab Al-Abdaly, një 29 vjecar nga Iraku ka kryer sulmin thuhet në faqen e internetit. I diplomuar në 2004 në Universitetin e Bedfordshire në Angli, i riu duhet të organizonte një sulm me pasoja disa herë më të mëdha. Sipas hetuesve me vete ai kishte 6 bomba, por vetëm njëra prej tyre shpërtheu. Pasi i vuri flakën një automjeti të mbushur me bombula gazi, i riu eci për disa metra para se të detononte eksplozivin që mbante me vete.
Besohet se në shënjestër të tij mund të ishte ambasada indiane, rreth 250 m më tutje. Tashmë myslimanët druajnë pasoja negative në perceptimin e tyre në Suedi. Në një demonstratë të organizuar nga myslimanë kundër sulmit terrorist në Stokholm dolën në rrugë rreth 100 vetë.
Ndërsa hetimet për rastin shtrihen dhe në britani. Policia britanike ka bastisur disa banesa në lidhje me hetimet për sulmin e dyshuar kamikaze. Policia tha se bastisjet janë kryer mbrëmjen e së dielës në Bedfordshire por nuk janë bërë arrestime dhe nuk janë gjetur materie të rrezikshme.
Delina Bitraku