Forumi Ekonomik Shqiptaro-Slloven. Berisha Ftesë për Investitorët

Investitorët sllovenë do të gjejnë gjithmonë një klimë të përshtatshme për biznesin e tyre në Shqipëri. Kështu i ka ftuar kryeministri Sali Berisha sipërmarrësit sllovenë të pranishëm në forumin ekonomik shqiptaro slloven që u mbajt në Tiranë. Ai u tha atyre se vendi ynë ka potenciale të mëdha për investime si në energjetikë, turizëm e miniera.
“Dua te jem i hapur me ju e me zotin Pahor, po nisim nje ere te re bashkepunimi dhe ju siguroj se Shqiperia do te jete vend i sigurte per investimet tuaja. Ne jemi vetem nje orë larg nga kryeqyteti juaj ndaj ju ftoj ta merrni seriozisht kete ftese për të investuar ketu, larg nga kryeqyteti juaj,” tha Berisha.
Ftesën e kryeministrit shqiptar homologu i tij slloven Pahor e ka trajtuar si një detyrim qeveritar për të rritur bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve
“E rendesishme eshte se te dy qeverite tona jane seriozisht te angazhuara dhe po punojnë për ta rritur bashkëpunimin ekonomik. Nuk ka vend më të mirë se këtu për të ftuar edhe bizneset e të dy vendeve për të ecur në të njëtin drejtim,” tha kryeministri slloven Borut Pahor.
Niveli i ulët i shkëmbimeve tregtare dhe bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë e Sllovenisë është në nivelin më të ulët krahasuar me vendet e rajonit, madje edhe më i ulët se para viteve ‘90. Ky faktor tregon edhe se sa të mëdha janë mundësitë për të bashkëpunuar mes dy vendeve.
Adi Darsi