Kosovë, vetëvritet zyrtari i Qeverisë, shkaku mister
e Mërkurë, 30 Janar, 2013 | 10:22 am
Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka njoftuar nëpërmjet një komunikate shtypi se ka marrë informacion dje pasdite nga Policia e Kosovës, se në rrethana të pasqaruara ka humbur jetën z. Hamdi Sopa, zyrtar për komunikim me publikun në zyrën e Kryeministrit. Zyra e Kryeministrit i shprehu ngushëllimet familjes së tij, duke e quajtur zyrtar të devotshëm të ZKM-së. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 në Prishtinë. 59-vjeçari, sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Baki Kelani “ka rënë prej një ndërtese. Njësitë policore janë në vendngjarje dhe po merren me rastin”. Rasti është cilësuar si vetëvrasje. Sopa besohet se është hedhur nga një ndërtesë disakatëshe në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.