E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-gjenerali serb pranoi krimet ndaj Kosovës

e Mërkurë, 30 Janar, 2013 | 10:22 am

Ish-gjenerali serb i Ushtrisë së Jugosllavisë, Dragolub Ojdaniç, i cili po gjykohet në Hagë, ka pranuar dënimin prej 15 vjetësh burgim për shkak të krimeve ndaj shqiptarëve të Kosovës, në luftën e ’99-s. Gjykata e Hagës ka përcjellë në media deklaratën e Ojkdaniç: “Shpreh keqardhjen time të sinqertë për të gjithë ata që kanë vuajtur nga sjellja për të cilën jam dënuar”. Ai tërhoqi kërkesën për apelimin e vendimit, që e ka gjetur fajtor për dëbim të dhunshëm të banorëve shqiptarë nga Kosovë. Ojdaniç ka shërbyer si shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Jugosllavisë nga viti 1998 deri në vitin 2000.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›