E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, lënë bojkotin 307 policisë serbë

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i policisë Arbër Beka, i cili tha se policët u kthyen pak para se të përfundonte afati i skadimit i vendosur nga autoritetet. “Afatit për kthim në vendet e punës i janë përgjigjur 307 policë të komunitetit serb, ndërsa 18 nga ta kanë refuzuar thirrjen”, tha zëdhënësi Beka.

Afati për kthimin e policëve serbë në vendet e punës ka përfunduar dje në orën 16:00. Më shumë se 300 pjesëtarë të policisë së nacionalitetit serb kanë lëshuar vendet e tyre të punës menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt të vitit 2008.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›