Lirohet nga akuzat, kthehet Çeku
Lajmi është bërë i ditur nga zyra e Partisë Social-demokrate në Prishtinë. Ish-kryeministri Çeku u arrestuar më 23 qershor në një pikë kufitare në Bullgari, pas një fletarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia. Çeku është arrestuar katër herë në bazë të të njëjtit fletarrestim dhe në të gjitha rastet është liruar. Ai akuzohet nga Serbia për krime lufte në vitin 1998-99.