Kosovë, shënohet rasti i parë me virus të derrave
Ministria e Shëndetësisë tha se fjala është për një fëmijë nëntëvjeçar, i lindur dhe banues në Londër, i cili ka ardhur në Kosovë para disa ditësh. Ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi tha se i infektuari nuk është i shtrirë në klinikë, meqë tashmë supozohet se i ka kaluar fazat klinike të sëmundjes.
"Ne ju konfirmojmë rastin e parë të gripit H1N1 në Republikën e Kosovës. I infektuari me virusin H1N1 është në gjendje të mirë shëndetësore dhe tërë familja e tij. I infektuari është i moshës 9 vjeçare, i rritur dhe i lindur në Mbretërinë e Bashkuar, nxënës i një shkolle e cila për shkak të dyshimit në grip, është mbyllur para një kohe".
Epidemiologu Isuf Dedushaj nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë thirrje që të mos ketë panik sepse sipas tij janë marrë të gjitha masat e duhura për këtë sëmundje. "Ju them në emër të IKSHP se nuk ka nevojë për asnjë panik e frikë, marrë parasysh se në ballë të kësaj sëmundje qëndron një ekip shumë i mirë i IKSHP së me përvojë shumëvjeçare", ka qetësuar qytetarët Dedushaj.
Në këtë aspekt Qeveria e Kosovës ka siguruar doza të mjaftueshme të medikamentit Tamiflu për këtë fazë epidemiologjike. "Ministria e Shëndetësisë me ekzekutim të vendimit të kryeministrit dhe të Qeverisë ka siguruar doza të mjaftueshme të Tamiflu s për këtë fazë të zhvillimit të gripit A", tha ministri Gashi, duke shtuar se "informimi, mjekimi dhe terapia paguhet nga Qeveria e Kosovës si për qytetarët e vendit tonë ashtu edhe të vizitorëve të jashtëm". "Ministria e Shëndetësisë ka ndarë doza të mjaftueshme Tamiflu në të gjitha repartet e vendit tonë dhe në Klinikën Infektive të vendit tonë Prishtinë", thekson Gashi. (qik/start)