Hyseni: Diskutimet për statusin, mision i humbur
“Jo, do ta them pa u vonuar se nuk ka asnjë mundësi që ndonjëherë të rihapen çfarëdo negociatash për statusin e Kosovës. Statusi i Kosovës është përmbyllur, Kosova është shtet i pavarur dhe i njohur nga 62 vende, me njohje të tjera që pritet të vijnë shpejt. Kosova po konsolidohet në institucionet ndërkombëtare, anëtarësimi në FMN dhe në Bankën Botërore dhe të gjitha këto janë tregues të saktë dhe të besueshëm se pavarësia e Kosovës është në rrugë njëkahëshe dhe pavarësia e Kosovës është një proces i pakthyeshëm”, tha ministri kosovar.
Hyseni shtoi se Kosova mbetet e hapur për bisedime me Beogradin zyrtar për çështjet e interesit të përbashkët, duke nënvizuar vetëm si dy vende të pavarura dhe sovrane. Ai tha se do të ishte shumë e mirëseardhur nëse Serbia do ta njihte Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran, sepse kjo, sipas tij, do të ishte në interes të thellë edhe të Serbisë.
“Ne jemi të vetëdijshëm se Serbia synon dhe punon vazhdimisht që ta mbajë Kosovën në gjendje pezull. Por Kosova nuk është në gjendje pezull, ajo është një shtet që po konsolidohet me një shpejtësi të jashtëzakonshme. Kosova është një shtet që po zë vendin e vet në bashkësinë ndërkombëtare, shumë shpejt dhe sigurt. Kosova është një shtet që po ndërton marrëdhënie të qëndrueshme diplomatike dhe po hyn në marrëdhënie të qëndrueshme kontraktuale me botën, qoftë në rrafshin bilateral, qoftë në rrafshin multilateral dhe me të gjitha përpjekjet dhe shantazhet që këtij procesi të konsolidimit të shtetit të Kosovës i bën Republika e Serbisë, me ndonjë aleat aty-këtu, Kosova nuk është në gjendje pezull dhe asnjëherë ajo nuk do të pranojë që të negociohet për sovranitetin dhe pavarësinë e saj. Sa më parë që kjo të kuptohet në Beograd ju siguroj që është më mirë për marrëdhëniet mes dy shteteve tona, ju siguroj se është më mirë për raportet e përgjithshme në Ballkanin Perëndimor dhe është më mirë edhe për popujt e vendeve tona”, tha më kryediplomati i Kosovës.
Ministri i jashtëm i Kosovës e ka cilësuar si të rrezikshme, të dëmshme dhe me efekte negative për gjithë rajonin edhe idenë e ndarjes së Kosovës. Deklaratat e tij pasuan qëndrimin e ministrit të Jashtëm serb, Vuk Jeremiç, se e vetmja rrugëdalje për zgjidhjen e çështjes së Kosovës janë negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës.
“Ka paralajmërime dhe fjalë se në Beograd do të mund të parapëlqehet si mundësi, sipas tyre, e zgjidhjes së këtij problemi. Mirëpo ne duam të tërheqim vërejtjen edhe njëherë se ndryshimi i kufjve të ish-njësive federale jugosllave bart me vete rreziqe të paparashikueshme. Dhe nuk mund të ribësh kufijtë e vetëm njërës njësi e ish-Federatës jugosllave pa prekur kufijtë e gati pothuaj të gjitha njësive të ish-Federatës jugosllave. Prandaj ne këtë ide e quajmë të rrezikshme dhe totalisht të papranueshme”, tha më tej Hyseni.
Ai shtoi se po të ndryshohen “kufijtë e cilësdo njësi kjo do të shkaktonte “domino efekt” në pothuaj në të gjitha vendet që kanë dalë nga ish-Jugosllavia, por druaj që një proces i tillë do të përfshinte edhe vendet e tjera të rajonit. Natyrisht unë nuk e besoj se ka një gatishmëri për një gjë të tillë në rajon dhe politika e Kosovës, duke qenë politikë e përgjegjshme dhe e cila i kushton një rëndësi të jashtëzakonshme jo vetëm stabilitetit të brendshëm të Kosovës por edhe stabilitetit të rajonit, natyriosht në Prishtinë kjo ide konsiderohet si shumë e dëmshme dhe madje shumë e rrezikshme”.