Topi në Malin e Zi në panairin e IX të librit Shqip
Me ftesë të Kryetarit të Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga, Presidenti Topi së bashku me homologun e tij, Presidentin malazez, Filip Vujanoviç do të përurojnë ngritjen e siparit të këtij aktiviteti të rëndësishëm kulturor rajonal.
Panairi i Librit shqip të Ulqinit, i cili këtë viti mbërrin në edicionin e nëntë të tij, zhvillohet nën kujdesin e drejtëpërdrejtë të Kryetarit të Komunës, Gëzim Hajdinaga si dhe me mbështetjen e Ministrisë së të Drejtave dhe Pakicave Kombëtare të Malit të Zi. Në këtë Panair gjejnë hapësirë ekspozimi libra letrarë në prozë e në poezi, studime albanologjike, historike, enciklopedike, fjalorë me autorë dhe shtëpi të ndryshme botuese nga të gjitha trevat e populluara nga shqiptarët: nga Shqipëria, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia, etj.