SHBA, një kosovar mes 7 të akuzuarve për terrorizëm
Të dyshuarit akuzohen për komplot për t’u siguruar mbështetje materiale terroristëve, komplot për vrasje, rrëmbim, dhunim dhe plagosje të personave jashtë vendit.
Një aktakuzë e bërë e njohur dje thoshte se të akuzuarit kishin udhëtuar për në Izrael në qershor 2007 për t’u angazhuar në xhihadin e dhunshëm, por përpjekjet e tyre kishin dështuar.
Aktakuza nuk thoshte nëse gjashtë shtetasit amerikanë dhe një tjetër i lindur në Kosovë, planifikonin të zhvillonin sulme jashtë Shteteve të Bashkuara.
Prokurorët thonë se udhëheqësi i tyre, 39-vjeçari Daniel Boid, kishte qenë në Afganistan dhe Pakistan mes viteve 1989 dhe 1992 për stërvitje të tipit ushtarak në kampet terroriste. Autoritetet thonë gjithashtu se Boid dhe të dyshuarit e tjerë ishin stërvitur me armë sulmuese dhe ishin përpjekjur të mblidhnin para për sulme terroriste.