E Diel, 1 Nëntor 2026

Kroaci, Josipoviç dënon dhunën gjatë marshimit të homoseksualve

Presidenti kroat, Ivo Josipoviç ka dënuar sot dhunën në marshimin e parë të homoseksualve në qytetin bregdetar, Split.

Ai ka thënë se dhuna ka treguar se në shoqërinë e këtij vendi ka disa pjesë jo evropiane. Ai megjithatë ka insistuar se kjo “nuk është fytyra reale e Kroacisë”.

Kryeministrja kroate, Jadranka Kosor, ka paralajmëruar se dhuna dhe urrejtja nuk do të tolerohen në Kroaci.

Rreth 10 mijë kundërshtarë të paradës së homoseksualve në Split, gjuajtën me gurë, shishe dhe tulla në drejtim të 200 pjesëmarrësëve që më pas u desh të evakuohen me automjetet e policisë.

Mbi dhjetë persona janë plagosur, katër prej të cilëve ishin gazetarë. Dhuna ndodhi vetëm një ditë pasi Komisioni Evropian i dha Kroacisë dritën jeshile që të përfundojë bisedimet për anëtarësim për tu bërë më pas anëtare e unionit më 1 korrik 2013.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›