E Shtunë, 31 Tetor 2026

Represioni sirian. Sulmohet nje qytet gjate nates

Tanket siriane sulmuan një qytet kufitar gjatë natës, mësymja më e fundit në fushatën e represionit që po hyn në muajin e tretë  në Siri. Të  nxitur nga shpërthimi i dhunës është rritur dhe më fluski i refugjatëve drejt Turqisë. Një diplomat i lartë turk tha se 4300 Sirianë kishin kaluar kufirin dhe se Turqia është përgatitur për një fluks të mëtejshëm.

Në Hatay, në Turqinë jugore, janë improvizuar fshatra me tenda për të vendosur familjet që kishin ikur përgjatë kufirit për t'i shpëtuar gjakderdhjes. Deri tani aty llogaritet se strehohen afro 10 mijë familje. Damasku ka ndaluar më korrespondentë të huaj nga vendi, duke e bërë të vështirë për të verifikuar rrjedhen  e ngjarjeve.

Turqia gjithashtu ka kufizuar qasjen për refugjatët në kampet dhe spitale, duke thënë se dicka e tillë bëhet për të mbrojtur privatësinë e tyre.

Grupet e të drejtave të njeriut thonë se forcat e sigurisë kanë vrarë më shumë se 1.100 civilëve sirianë në përpjekjet gjithnjë e më të përgjakshme për të shtypur demonstratat duke bërë thirrje për dorëheqjen e Assad, liri politike dhe fund të korrupsionit dhe varfërisë. Protestat janë frymëzuar nga kryengritjet kundër autokratëve të tjerë të botes arabe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›