E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova 2010, sipas analisteve

Fitorja e Kosovës ne Gjykatën Ndërkombëtare te Drejtësisë mund te konsiderohet suksesi i vetëm për shtetin e ri gjate vitit 2010. Te paktën këtë qëndrim ndajnë analistet kosovare. Sipas Adriatik Kelmendit megjithëse opinioni i GJND -se ishte ne favor te pavarësisë se Kosovës, kjo nuk u shoqërua me rritjen e numrit te njohjeve sikurse pritej. Për Krenar Gashin njolla e zeze për vitin 2010 mbeten zgjedhjet ne Kosove te cilat edhe pse u mbështeten nga ndërkombëtaret nuk u cilësuan si te lira dhe demokratike por vetëm si zgjedhje te qeta. Megjithëse viti 2011 e gjen Kosovën pa institucionet kryesore, cilado qofte formula e qeverise se ardhshme ajo duhet te përballet me tensionet ne veri te Kosovës te cilat do te jene dhe pjese e bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit. Sfide tjetër mbetet edhe lufta ndaj korrupsionit, zhvillimi ekonomik i vendit si dhe sundimi i ligjit.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›