Vlorë, vritet emigranti

Persona te panjohur i kane zënë prite dhe me pas kane ekzekutuar një emigrant te sapo kthyer nga Italia. Viktima është Haxhi Fejzaj, 40 vjeç. Sipas policisë, ai ka mbërritur me traget gjate paradites ne Vlore dhe është nisur menjëherë me një furgon drejt Patosit, ku jeton familja e tij. Por ne Panaja është qëlluar me arme zjarri nga persona qe po vinin me një mjet nga Fieri. 40-vjeçari ka mbetur i vdekur ne vend, ndërsa fatmirësisht, dy te afërmit e tij qe ndodheshin me te makine nuk janë lënduar. Për momentin, dyshohet se shkak i vrasjes është hakmarrja.
Shpërndaje