E Shtunë, 31 Tetor 2026

WikiLeaks Perplasje per ushtrine mes SHBA dhe Egjiptit

Londer 31 dhjetor NOA - Dokumentet diplomatike amerikane te publikuara nga WikiLeaks tregojne per nje perplasje mes SHBA-se dhe Egjiptit ne lidhje me ndihmen dhe strategjine ushtarake.

Dokumentet tregojne mospajtimet me ate qe diplomatet amerikane e shohin si deshtim te Egjiptit per te modernizuar ushtrine e tij per te ndryshuar fokusin ndaj luftes kunder terrorizmit per te penguar trafikimin dhe per te ndihmuar ne zgjidhjen e krizave rajonale.

Po ashtu thuhet se Uashingtoni nuk eshte i kenaqur qe Egjipti vazhdon ta shohe Izraelin si armikun kryesor 31 vjet pas nenshkrimit te traktatit te paqes.

Egjipti dhe Izraeli jane dy shtete qe marrin me se shumti ndihme ushtarake nga SHBA-ja Egjipti 1.3 miliarde dollare ne vit ndersa Izraeli 2.5 miliarde.

Ne nje interviste per rrjetin Al-Jazeera themeluesi i WikiLeaks Xhulian Asanzh tha se kompania e tij ka ndermend te zbuloje rreth 7 mije dokumente te nderlidhura me Egjiptin dhe presidentin e tij Hosni Mubarakun.

NOA/RFE

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›