E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova, 2011-a mbyllet me një njohje të re

Viti 2011 përmbyllet me një njohje të re për Kosovën. Shteti i vogël afrikan Sao Tome e çon në 14 numrin e shteteve që e kanë njohur Kosovën këtë vit.

Njohjen e ka konfirmuar zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, ndërsa nota verbale për këtë njohjen nga ky shtet pritet të arrijë ditëve në vijim në Prishtinë.

Ndërkohë, zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka thënë se edhe një shtet tjetër e ka njohur Kosovën, por ai do të bëhet publik pas ardhjes së notës verbale.

Sao Tome është shtet afrikan, që përbëhet nga dy ishuj dhe ka rreth 500 mijë banorë. Ai bëhet shteti i 86-të që njeh Republikën e Kosovës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›