E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani, letër Ashtonit për rinisjen e bisedimeve

Irani do ti dërgojë një letër përfaqësueses së lartë të politikës së jashtme në BE, Catherine Ashton, në të cilën kërkohet rinisja e bisedimeve për çështjet bërthamore.

Lajmin e ka dhënë fillimisht agjencia gjysmëzyrtare Mehr, e cila citon ambasadorin iranian në Gjermani.

Sipas këtij të fundit, negociatori iranian  Saeed Jalili, do ti dërgojë një letër baroneshës Ashton në lidhje me formatin e bisedimeve që duhet të rinisin me shtetet e mëdha sa i takon potencialit bërthamor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›