Kosova 5 vjet shtet, festime “pa kufij” Eva Gjura
Mengjesin e djeshem Kosova eshte zgjuar ndryshe, me e gjalleruar, e zbukuruar me flamujt e shtetit te Kosoves dhe me flamujt kombetare, qytetare te Kosoves, Shqiperise dhe shqiptare te te gjitha trevave shqipfolese te bashkuar kane festuar ne Kosove 5 vjetorin e shpalljes se Pavaresise. Ashtu sic ishte bere e ditur, festimet kane nisur qe ne oret e para te mengjesit, por ceremonia festive ka nisur ne oren 12:00 me paraden ushtarake, ku kane treguar forcen e tyre, Forcat e Sigurise se Kosoves, Policise se Kosoves dhe Sherbimit Emergjent. Parade kjo qe zhvillohet per here te pare, ku Kosova shtet tregon forcen e saj ushtarake. Presidentja e vendit Atifete Jahjaga, ka pershendetur mbeshtetesit nderkombetare te Kosoves. Duke shtuar qe Forcat e sigurise dhe policia e Kosoves, po bejne nje pune te admirueshme. Nga ana e tij, kryeministri Thaci eshte shprehur se policia e Kosoves dhe Forcat e sigurise, tashme perbejne nje shembull per t’u ndjekur ne rajon. Pas parakalimit te forcave ushtarake, zyrtaret me te larte te shtetit te shoqeruar nga qytetare te shumte kane zhvilluar homazhet tek varrezat e deshmoreve. Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci dhe lideri i Lidhjes Demokratike te Kosoves (LDK) Isa Mustafa me rastin e 5 vjetorit te pavaresise se vendit kane zhvilluar homazhe dhe vendosur kurora me lule, prane varrezave te deshmoreve te rene per liri, duke perfunduar me homazhe prane varrit te presidentit te ndjere, Ibrahim Rugova. Me pas festimet e shumta kane vijuar ne Prishtine dhe ne gjithe qytetet e tjera te Kosoves, per t’ia lene vendin seances solemne te zhvilluar ne sallen e Kuvendit. Ne celje te kesaj seance u ekzekutua himni i shtetit, ku e gjithe salla ishte ne kembe me perjashtim te deputeteve te Vetevendosjes. Ne seance, vec deputeteve aktuale dhe krereve shteterore te Republikes se Kosoves, moren pjese edhe personalitete politike nderkombetare dhe nga shtetet fqinje, si dhe ish-deputetet nenshkrues te Deklarates se Pavaresise. Presidenti i Shqiperise, Bujar Nishani dhe kryetarja e Kuvendit te Shqiperise, Jozefina Topalli, ministri i Mbrojtjes Imami dhe kreu i PS Rama, ishin nder pjesemarresit e seances solemne. Ne urimin e tij kreu i parlamentit, Jakup Krasniqi, shprehu kenaqesine e vecante per hapjen e kesaj seance solemne ne shenje te 5 vjetorit te pavaresise, i cili me pas ia ka lene vendin mesazhit te urimit te presidentes Jahjaga dhe kryeministrit Thaci. Nje urim te vecante ka bere edhe kryetarja e kuvendit te Shqiperise, Topalli.
Deputetet e VV, nuk respektojne himnin shteteror
Seanca solemne me rastin e pese vjetorit te pavaresise, u hap dje ne mesdite me himnin shteteror te Kosoves. Ndryshe nga te gjithe deputetet dhe te pranishmit e tjere qe ishin prezent ne ate salle dhe qe ne shenje respekti u ngriten ne kembe, deputetet e Levizjes Vetevendosje nuk jane ngritur ne kembe, duke ndenjur ne seance te ulur gjate ekzekutimit te himnit. Askush nuk ka dhene ndonje shpjegim perse nuk u respektua himni, por qendrimi i tyre kunder ketij himni, eshte bere i ditur qe ne fillim. Seanca parlamentare ishte nje seance solemne ne nder te seances se zhvilluar pese vjet me pare, ku u be publik edhe Akti i Pavaresise.
Jahjaga, mesazh urimi nga Kuvendi: Nuk i frikesohemi dialogut
Ne urimin e saj ne parlament, presidentja e Kosoves Jahjaga, foli per rrugen e gjate te Kosoves drejt shpalljes se Pavaresise dhe drejt konsolidimit te institucioneve te vendit, me mbeshtetjen e vazhdueshme te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, vendeve te Bashkimit Evropian dhe me gjere. “Eshte nje nder i madh, qe prej ketij vendi ku 5 vite me pare eshte shpallur pavaresia, te kremtojme kete akt te shpalljes qe e beme me miqte tane SHBA dhe Shtetet e Bashkimit Evropian”, tha Jahjaga. Presidentja, me tej ka folur per luften qe po ben shteti i Kosoves kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar, si dy pengesat me te medha te Kosoves, drejt integrimeve euroatlantike. Duke folur per dialogun, ajo ka thene: “Dialogut nuk i frikesohemi dhe kemi hyre ne te, me vullnetin per ta mbyllur nje kapitull te veshtire te se kaluares. Historine nuk mund ta zhbejme, por le ta ndertojme te tashmen ne paqe per hir te se ardhmes”. Gjithashtu pershtypje gjate fjales se presidentes kosovare, beri edhe mesazhi qe ajo dha ne gjuhen serbe.
5 vjetori i shtetit me te ri, Egjipti po njeh Kosoven
Ne diten e 5 vjetorit te pavaresise per Kosoven, ka ardhur edhe nje lajm i mire. Zevendespresidentja e Egjiptit, znj. Pakinam Hassan Khalil El Sharkawy, ka bere publik lajmin se Egjipti se shpejti do te njohe Kosoven. E pranishme ne Kosove per te festuar 5 vjetorin e shtetit me te ri, gjate nje dalje publike se bashku me kryeministrin Thaci, ajo u shpreh se, “jam e nderuar qe ndodhem per here te dyte ne Kosove. Kosova perben per Egjiptin nje simbol te lirise, ju jeni vendi me i ri demokratik, kemi patur shume vizita te ndersjella me Kosoven, se fundmi edhe kryeministri Thaci, ne konferencen e vendeve islamike me qellim permiresimin e marredhenieve tona ne te ardhmen. Egjipti e mbeshtet Kosoven ne shume anetaresime ne institucione nderkombetare, Jam e nderuar qe te jem ketu per te shpallur njoftimin, se Egjipti po njeh Kosoven. Ky eshte nje moment shume i rendesishem per te dy vendet dhe do te na ndihmoje per bashkepunime ne shume fusha, pasi kemi nje te kaluar te perbashket, si ne aspektin kulturor, ashtu edhe historik”. Nga ana e tij, kryeministri Thaci vleresoi marredheniet mes dy vendeve, si dhe shprehu mirenjohje per vendimin, i cili po shkon drejt njohjes se Kosoves nga Egjipti.