Tiranë, 16 vjeçari plagos me thikë 2 të rinj, arrestohet
TIRANE- Dy të rinj kanë mbetur të plagosur pasi u qëlluan me thikë nga një 16-vjeçar. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Sauk, në periferi të Tiranës. Burimet policore thanë së shkak i konfliktit mes të rinjve ka qenë një grindje e çastit.
Fillimisht viktima dhe autori kanë debatuar me fjalë dhe më pas Ketjon Lleshi ka goditur me thikë dy të rinjtë. Lleshi ka përfunduar në prangat e bluve të Tiranës, ndërsa dy të rinjtë, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur janë dërguar në spitalin ushtarak.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)