E Diel, 1 Nëntor 2026

Egjipti së shpejti do njohë pavarësinë e Kosovës

17-02-2013 / Gazeta 55

Zv/presidentja e Egjiptit deklaron në Prishtinë, ku po merr pjesë në festimet e 5 vjetorit të Pavarësisë

E pranishme në ditën ku Kosova shënjon 5 vjetorin e pavarësisë së saj, zëvendëspresidentja e Egjiptit, znj. Pakinam Hassan Khalil El Sharkawy ka anonçuarn lajmin: “Egjipti së shpejti do të njohë Kosovës”. “Jam e nderuar që ndodhem sot për herë të dytë në Kosovë. Kosova përbën për Egjiptin një simbol të lirisë, ju jeni vendi më i ri demokratik, kemi patur shumë vizita të ndërsjella me Kosovën sëfundmi edhe kryeministri Thaçi në konferencën e vendeve islamike me qëllim përmirësimin e marrëdhënieve tona në të ardhmen. Egjipti e mbështet Kosovën në shumë anëtarësime në institucione ndërkombëtare jam e nderuar që të jem këtu për të shpallur njoftimin se Egjipti po njeh Kosovën. Ky është një moment shumë i rëndësishëm për të dy vendet dhe do të na ndihmojë për bashkëpunime në shumë fusha pasi kemi një të kaluar të përbashkët si në aspektin kulturor ashtu edhe historik”, u shpreh ajo, gjatë një konference të përbashkët për shtyp, me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›