E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana kremton 5 vjetorin e Pavaresise se Kosoves

Tirana ka festuar dje 5 vjetorin e pavaresise se Kosoves. Aktivitete te shumta kulturore jane organizuar nga Bashkia e Tiranes, pergjate rruges “Murat Toptani”. Festimet nisen qe nga paraditja dhe deri ne darke, ku kengetaret me te mire, grupet me te suksesshme, performuan ne 5 vjetorin e Pavaresise se Kosoves. Si per te treguar se festa nuk ka kufij, ne Tirane dje per te festuar 5 vjetorin e pavaresise se Kosoves, kishte shume kosovare. Ata jane shprehur se ndihen te kenaqur dhe te gezuar qe kishin ardhur per te festuar Pavaresine e Kosoves ne Tirane dhe ne mbremje do te ktheheshin serish ne Kosove per te vijuar festimet atje. Me pas ka qene kryetari i Bashkise Lulzim Basha, i cili i ka derguar nje mesazh urimi, me rastin e 5 vjetorit te shpalljes se Pavaresise se Kosoves, Kryetarit te Komunes se Prishtines Isa Mustafa. Ne mesazhin e tij Basha ka theksuar se, “ ne kete dite te shenuar per Kosoven dhe kombin shqiptar, dua t’ ju uroj perzemersisht, Ju dhe popullin e Kosoves, “Gezuar diten e madhe te Pavaresise!”. Me tej Basha thekson se, “sot mbare kombi perulet me nderim, perpara rolit dhe kontributit te presidentit Ibrahim Rugova, komandantit legjendar Adem Jashari, te cilet jane guret e themelit, mbi te cilet u ngriten pavaresia e Kosoves dhe lufta e saj clirimtare. Udheheqesit politike te Kosoves, populli i Kosoves ia doli ne keto 5 vite, t’i deshmoje miqve, partnereve dhe mbare botes, se Pavaresia e Kosoves ishte vendimi i duhur jo vetem per shqiptaret, por edhe mbare rajonin”. Gjithashtu, kryetari i Bashkise se Tiranes, vleresoi arritjet historike te shenuara nga shteti i Kosoves. “Shteti me i ri, i deshmoi botes se eshte i afte te menaxhoje te tashmen dhe te projektoje drejt te ardhmen e tij evropiane, si dhe te qytetareve te tij, pa dallim perkatesie etnike apo fetare. Arritjet e Kosoves i dhane fund mbikeqyrjes se Pavaresise dhe e konsoliduan paprekshmerine e teresise territoriale te saj. Ne keto 5 vite, Kosova ka ecur perpara ne konsolidimin e institucioneve demokratike, ne zhvillimin ekonomik e rritjen e mireqenies per qytetaret e Kosoves”, eshte shprehur Basha, i cili ne emer te gjithe qytetareve te Tiranes, i ka percjelle z. Mustafa, pershendetjet vellazerore per qytetaret e Prishtines dhe mbare Kosoves.

Kosova 5 vjet shtet, Berisha: Faqja me e ndritur e perpjekjeve te shqiptareve

Kryeministri Berisha, permes rrjetit social “Facebook”, iu ka uruar te gjithe shqiptareve 5- vjetorin e shpalljes se Pavaresise se Kosoves. Ne mesazhin e tij, kryeministri thekson se “ne kete 5-vjetor, kombi shqiptar perulet me nderimin me te madh para vepres, arkitektit te pavaresise se Kosoves, Presidentit Ibrahim Rugova, sakrifices sublime te kryeheroit te kombit tone, Adem Jashari e mijera e mijera luftetareve te lirise, qe rane per t’u bere te pavdekshem per clirimin e Kosoves”. Per kryeministrin Berisha, clirimi i Kosoves, mund te konsiderohet si faqja me e ndritur e perpjekjeve te shqiptareve per lirine dhe dinjitetin e tyre, qe nga lufterat e Skenderbeut, deri ne ditet e sotme. “Sot, ne shqiptaret shprehim mirenjohjen me te thelle ndaj SHBA, Presidentit Bill Clinton dhe Presidentit Xhorxh Bush, si dhe ndaj Aleances se Atlantikut te Veriut, qe luajten rol kryesor ne clirimin e Kosoves dhe pavaresine e saj. Nje pershendetje vellazerore le t’iu dergojme ne kete rast, te gjithe qytetareve te Kosoves, udheheqjes politike te saj, qe ne 5 vjet pavaresi kane shnderruar Republiken e Kosoves ne nje faktor te rendesishem te paqes, stabilitetit e bashkepunimit ne rajon. Zoti e bekofte Kosoven e pavarur dhe shqiptaret kudo qe jane!”- perfundon mesazhi i kryeministrit Berisha, ne “Facebook”.

Meta uron Kosoven: Se bashku drejt Evropes

Kryetari i LSI, Ilir Meta, nepermjet nje deklarate per mediat, percolli pershendetjet me te ngrohta per te gjithe qytetaret e Republikes se Kosoves, me rastin e 5 vjetorit te pavaresise. "Bashke me te gjithe shqiptaret kudo qe gjenden, sot festojme nje Kosove te pavarur, nje Kosove te njohur prej 98 shtetesh, nje Kosove me te konsoliduar me institucione demokratike, me nje shtet qe forcohet nga viti ne vit, nje Kosove qe garanton te drejtat e te gjitha pakicave, nje Kosove konstruktive ne rajon dhe mbi te gjitha nje Kosove me nje shoqeri te lire, multi-etnike dhe evropiane", u shpreh Meta. Kreu i LSI-se garanton se "Shqiperia do vazhdoje ta mbeshtese Kosoven ne forcimin e kapaciteteve qeverisese, ne realizimin e njohjeve te metejshme drejt anetaresimit ne OKB, dhe ne avancimin e axhendes se saj evropiane, se bashku me fqinjet tane ne rajon".

Topalli ne Kosove: Ju nuk u nenshtruat kurre

Kryetarja e Kuvendit te Shqiperise, Jozefina Topalli, ishte e ftuar ne festimet e 5 vjetorit te Pavaresise ne Kosove. Ne kete vizite, ajo u prit nga Kryetari i Kuvendit te Kosoves, Jakup Krasniqi, te cilit i uroi 5 vjetorin e Pavaresise, kete ditelindje te bukur. Me pas, Topalli mori pjese ne seancen solemne ne Kuvendin e Kosoves, ku mbajti nje fjalim pershendetes. Gjate fjales se saj Topalli tha se, “per te arritur nje Kosove te lire, te pavarur, Ju, shqiptaret ketu, prinderit tuaj, gjysherit tuaj, jeni ngritur, keni luftuar, sakrifikuar si askush tjeter. Ne keto 150 vitet e fundit, ne 100 vitet e fundit, ne 50, ne 15 vitet e fundit, Ju nuk u nenshtruat kurre, nuk u ndalet nje here”. Me pas, Topalli ka kujtuar kaluarin e gjate dhe gjakun e derdhur nga shqiptaret per te merituar Lirine dhe Pavaresine. “Ne jemi krenare qe jemi shqiptare, e krenare qe jemi evropiane. Ne duam t’i bashkohemi Komunitetit Evropian, te ngritur mbi vlerat universale. Ne te gjithe bashke kemi vetem nje objektiv. Nje komb nje qendrim eshte besimi yne. Nje komb nje qendrim ishte motoja jone ne dite te veshtira. Nje komb nje qendrim, eshte aktual sot. Nje komb nje qendrim, do jete per jete te jeteve. Ne duam te integrohemi ne BE. Ne duam te bashkohemi me njeri-tjetrin dhe ne duam te bashkohemi, me familjen evropiane”, tha Topalli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›