E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reuter: EULEX-i, edhe ne veri te Kosoves

EULEX-i do te vendoset edhe ne veri te Kosoves. Lajmin e kane konfirmuar zyrtare te Misionit Evropian per Sundim te Ligjit te cilet thone se me gjithe kundershtimet serbe, nje gje e tille do te ndodhe.

Shefi i zyres per informim ne EULEX, Victor Reuter, i tha BBC-se se “funksionimi i misionit evropian ne veri te Kosoves nuk do te behet me dhune, por me dialog”.

Deklaratat e tij vijne pasi mijera qytetare serbe protestuan ne veri te Mitrovices dhe ne disa vendbanime tjera kunder vendosjes se EULEX-it.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›