Kosova: E pamundur të kemi një ligë të përbashkët
TIRANE-Aleanca Kuqezi ka paraqitur dje nis- mën “Një komb, një kampionat”, që ka për qëllim bashkimin e kampionateve të futbollit të Shqipërisë dhe të atij të Kosovës. Kjo Aleancë ka apeluar që Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) dhe Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) të nisin nga puna për realizimin e një axhende të përbashkët bashkëpunimi, si dhe një plan veprimi. Ajo ka kërkuar që nisma për një ligë të përbashkët të realizohet gjatë këtij viti, në 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Ndërmarrjen e nismës “Një komb, një kampionat”, AK-ja e sheh si obligim moral “nisur nga rrjedha e ngjarjeve politike dhe sociale në rajon në dekadat e fundit, ku prej shumë vitesh ekipet sportive në Kosovë nuk paraqiten në aktivitet ndërkombëtare”. Në të vërtetë, Aleanca Kuqezi nuk është e para që kërkon organizimin e një kampionati të përbashkët të Shqipërisë e Kosovës. Ideja për një kampionat të përbashkët është e vjetër dhe aktualizohet thuajse çdo vit, por deri më tani nuk ka gjetur zbatim. Drejtues të FSHF-së dhe ata të FFK-së vazhdimisht kanë përsëritur se ideja e një lige të përbashkët është e mirë, por, sipas tyre, është e parealizueshme, pasi FIFA e UEFA nuk do të lejonin një gjë të tillë. “Është ëndërr jona që të kemi një ligë të përbashkët Kosovë - Shqipëri. Por, një gjë e tillë tani për tani nuk është e mundshme të realizohet. Nuk e lejon FIFA. Një ide e tillë do të mund të shtrohej në tavolinë vetëm pasi të pranohemi në FIFA, pasi të kemi zërin tonë në shtëpinë botërore të futbollit”, ka thënë dje sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu.
Duka
Pavarësisht deklaratës së djeshme të Aleancës Kuqezi, në Federatën Shqiptare të Futbollit thonë se nuk kanë marrë ndonjë kërkesë zyrtare. “Nuk kemi marrë asnjë letër nga Aleanca Kuqezi, ku flitet për ndonjë kërkesë të mundshme për një kampionat mbarëkombëtar, Shqipëri - Kosovë. Nëse marrim një kërkesë zyrtare, natyrisht që do të dalim me qëndrim”, ka deklaruar zëdhënësi i FSHF-së, Lirim Zalla. Por, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka thënë se e mbështet maksimalisht kërkesën e Aleancës Kuqezi dhe se e ka diskutuar me ta këtë ide. “Jam takuar me Kreshnik Spahiun, udhëheqës i Aleancës Kuqezi, dhe e kemi diskutuar këtë çështje. Ne e mbështesim maksimalisht propozimin. Do të bëj çdo gjë që është e mundur që ajo të realizohet nëse të gjitha palët e përfshira janë dakord”, ka thënë Duka. Aleanca Kuqezi ka kërkuar hapjen e negociatave me UEFA-n e FIFA-n për zyrtarizimin e objektivit “Një komb, një kampionat”. Sipas drejtorit ekzekutiv të AK-së, Redi Ramaj, “kjo nismë ka për qëllim standardizimin e të gjitha kategorive sportive në Shqipëri e Kosovë si një trup i vetëm”. AK-ja ka vlerësuar se “përfshirja e disa ekipeve të Kosovës në Superligën e Shqipërisë do t’i shërbejë motivimit, angazhimit dhe bashkimit shpirtëror mes një kombi që ka një histori, një gjuhë, një kulturë dhe një të ardhme”.
(d.b/BalkanWeb)