E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizat amerikane, ku mund te merren pergjigjet Rozeta Rapushi

Te gjithe ata qytetare shqiptare, te cilet jane te interesuar te dine me shume se si mund te marrin nje vize amerikane, apo te njihen me sherbimet qe ofron Ambasada Amerikane ne vendin tone, mund te perdorin qe nga dita e neserme sherbimin "Pyetje per Konsullin ne Facebook". Nga dita e neserme, 6 janar, Seksioni Konsullor i Ambasades se Shteteve te Bashkuara ne Tirane do te filloje sherbimin "Pyetje per Konsullin" ne faqen zyrtare ne Facebook te Ambasades Amerikane ne vendin tone, i cili eshte, www.facebook.com/usembassytirana. Ky sherbim, lehtesisht i aksesueshem nepermjet internetit, ne cdo vend, eshte mjaft i dobishem dhe u ofrohet te gjithe atyre individeve qe kane pyetje mbi proceset e vizave per ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, per te vizituar apo jetuar ne Shtetet e Bashkuara. Ky sherbim ka si qellim te tij, ofrimin e informacionit te sakte dhe ne kohe, lidhur me sherbimet qe ofrohen nga Seksioni Konsullor i Ambasades se Shteteve te Bashkuara te Amerikes. "Miqte e faqes Facebook te Ambasades do te ftohen te drejtojne pyetje te pergjithshme dhe nje zyrtar konsullor do te pergjigjet, duke mbuluar nje game te gjere temash me interes per ata qe interesohen per te udhetuar apo jetuar ne Shtetet e Bashkuara", thuhet ne njoftimin zyrtar te bere publik diten e djeshme, nga Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne vendin tone. Nderkohe qe, nga ana tjeter, ne kete njoftim specifikohet fakti se per shkak te natyres publike te ketij sherbimi, nuk do te diskutohet asnje pyetje individuale apo ceshtje specifike vize. "Pyetjet ne lidhje me kerkesat personale per viza jo imigrimi dhe imigrimi, mund te drejtohen ne adresen tiranausconsulate@state.gov. Per te pyetur per sherbime qe u ofrohen nenshtetasve amerikane, ju lutemi kontaktoni adresen acstirana@state.gov", vijon njoftimi i Ambasades Amerikane ne vendin tone per saktesime te metejshme ne lidhje me sherbimin e ri qe do te celet diten e neserme. Ky sherbim i aksesueshem per te gjithe te interesuarit do te nise se funksionuari nga data e neserme dhe me hapjen e tij te gjithe personat qe kerkojne te informohen me shume mbi te, mund te nisin ta perdorin lehtesisht ate. Nderkohe qe prej kohesh ne faqen zyrtare te Ambasades Amerikane ne vendin tone, ka nje seksion te posacem "Pyesni Konsullin", on-line. Ne te, behen pyetje on-line mbi ceshtje te ndryshme per viza apo studime ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe pergjigjet merren po on-line nga konsulli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›