Vodhi prindërit duke inskenuar grabitje të banesës, zbulohet 16-vjecari
TROPOJË- 16-vjecari inskenon një skenë vjedhjeje nga frika e prindërve, zbulohet pas një muaji nga policia. Grupi hetimor i komisariatit të policisë së rrethit të Tropojës ka zbardhur dje një ngjarje të ndodhur një muaj më parë në lagjen “Dardania” të qytetit të Bajram Currit.
Policia bëri me dije se 16-vjecari XH.Gj. ka pranuar se ka inskenuar një grabitje nga frika e prindërve të tij, pasi u kishte vjedhur 110 paund, 5000 lekë, dhe më pas duke vetplagosur vetën për ta bërë ngjarjen sa më të besueshme.
Ngjarja e rrallë ka ndodhur më 5 dhjetor, kur 16-vjecari ka bërë denoncimin se në banesën e shtetasit Gëzim Gjocaj kishin hyrë dy persona të paidentifikuar dhe në tentativë për të marrë një shumë lekësh, janë përplasur me djalin e shtëpisë duke e plagosur me mjete prerëse.
Ndërkohë, nga kqyrja e vendit të ngjarjes rezultoi se, në një dollap në një nga mjediset e shtëpisë kishin qenë 220 paund dhe 20.000 lekë. Nga "grabitësit" është arritur të merren 110 paund dhe 5.000 lekë, ndërsa pjesa tjetër është lene sipër rrobave. Për këtë ngjarje ishin shoqëruar në mjediset e komisariatit edhe 10 persona, ndërsa më pas ka rezultuar se e gjithë ngjarja ishte e inskenuar nga vetë djali 16 vjecar i shtëpisë
Mësohet se ndaj 16-vjecarit ka nisur cështja penale për kallëzim të rremë për vjedhjen e banesës
(el.me/BalkanWeb)