E Diel, 1 Nëntor 2026

Shehu: Ligjet me 3/5 qe duhet te votohen Rozeta Rapushi

Dy nisma ligjore te rendesishme, si ajo per kufizimin e Imunitetit te deputeteve dhe zyrtareve te larte te shtetit, si dhe per ngritjen e Gjykates Administrative, do te jene pjese e shqyrtimit ne Kuvend ne sesionin e ri parlamentar. Nje prej deputeteve te mazhorances, Tritan Shehu, pohoi dje per gazeten "Koha Jone" se keto dy nisma teper te nevojshme per integrimin e vendit ne Bashkimin Evropian, do te rikthehen ne diskutimet politike dhe axhenden e Kuvendit. "Te dy nismat ligjore jane gati dhe madje, per to jane gati edhe sugjerimet e nderkombetareve, si ato te Komisionit te Venecias, ne rastin e kufizimit te Imunitetit. Ajo cka duhet, eshte vetem vullneti politik", tha dje Shehu. Sipas tij, eshte e domosdoshme qe me celjen e sesionit te ri parlamentar, ne 16 janar, te perfshihen ne diskutime dhe votime keto nisma dhe ato te jene pjese e konsensusit politik mes PD-se dhe PS-se, per miratim ne Kuvend. "Keto projektligje jane te nevojshme, te domosdoshme per vendin dhe gjithashtu, jane kerkesa te nderkombetareve. Deri me sot nuk jane votuar per shkak te mungeses se vullnetit politik. Ndaj, duhet qe se bashku, si mazhoranca dhe opozita, te ulen dhe te arrijne konsensus edhe per keto projektligje. Shpresojme qe ne vijim te bashkepunimit dhe konsensusit, e majta te bashkepunoje per kete draft", u shpreh Shehu. Ai theksoi faktin se modelet per keto projektligje jane te sakta dhe me vullnet, ato mund te miratohen shume shpejt. Projektligji per Gjykaten Administrative eshte kerkuar prej kohesh nga nderkombetaret dhe prej muajsh te tere gjendet ne komisionet parlamentare. Sipas Shehut, ky projektligj eshte i domosdoshem per vijueshmerine e reformave ne drejtesi, si dhe per biznesin. Nderkohe qe po keshtu, ne komisionet parlamentare ne Kryesine e Kuvendit, gjendet edhe projektligji, si dhe rekomandimet e Komisionit te Venecias per kufizimin e Imunitetit te deputeteve, nje projektligj qe Shehu e cilesoi te domosdoshem per luften kunder korrupsionit.

Kuvendi celet me 16 janar, vijon puna me reformen zgjedhore

Sesioni i ri parlamentar do te nise, per kete vit te ri, ashtu sic e kerkon kushtetuta, me 16 janar. Me nje mbyllje pozitive, ku pas nje kohe te gjate bllokimi, mazhoranca dhe opozita arriten te miratojne me konsensus nismat ligjore qe kerkojne shumicen te cilesuar prej 3/5-at e votave, me te njejten fryme pritet te nise edhe ky sesion i ri. Ndonese ne fund te vitit te kaluar, u miratuan shtate projektligje, qe kerkonin plot 84 vota, te tjere mbeten ne liste per t'u miratuar. Mes tyre edhe reforma zgjedhore, permiresimi i Kodit Zgjedhor. Aktualisht, partite politike, ne kete sesion, duhet te mbyllin reformen zgjedhore, zbatimin dhe venien ne jete te 52 rekomandimeve te OSBE/ODIHR-it, por nderkohe, edhe te permiresojne Rregulloren e Parlamentit, duke marre per baze ate te Parlamentit Evropian. Ne liste per t'u votuar jane ende edhe projektligjet per Gjykaten Administrative apo per kufizimin e Imunitetit te zyrtareve te larte te shtetit. Nisma qe kerkojne 84 vota per t'u miratuar ne Kuvend.

Vendimi i Kuvendit per axhenden e projektligjeve

Marsi i ketij viti eshte muaji kur Kuvendi duhet te permbylle te gjitha diskutimet dhe votimet mbi projektligjet e mbartura prej kohesh, qe kerkojne shumice te cilesuar te votave. Ne mbeshtetje te neneve 12, pika 1 dhe 27, te Rregullores se Kuvendit, si dhe te Vendimit te Konferences se Kryetareve, te dates 31.10.2011 "Per kalimin per rishqyrtim ne komisionet parlamentare te projektligjeve qe kerkojne shumice te cilesuar, u vendos me konsensus qe projektligjet e axhendes se Kuvendit, qe kerkojne shumice te cilesuar, te kalojne per rishqyrtim dhe miratim ne Kuvend ne grupe, me kalendare trijavore, sipas miratimit te Konferences se Kryetareve dhe ne perputhje me Rregulloren e Kuvendit.

"Komisionet parlamentare perkatese te marrin te gjitha masat per organizimin e kalendarit te veprimtarive per rishqyrtimin e projektligjeve, me qellim permbushjen e afateve te percaktuara per shqyrtimin ne seance plenare. Projektligjet e tjera te mbartura per rishqyrtim dhe miratim, do te perfshihen ne programin e ri te punes se Kuvendit per sesionin e ardhshem parlamentar, me synimin qe shqyrtimi dhe miratimi i tyre te perfundoje brenda muajit Mars 2012", thuhet ne vendim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›