E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova Fashion Week, pesë ditë në Prishtinë

Në datën 24 mars në Prishtinë do të startojë një prej aktiviteteve më të mëdha të fushës së modës. Krijime të reja dhe garë për të fituar sa më shumë audiencë në ngjarjen më të rëndësishme të vitit në fushën e modës në Kosova Fashion Week 2010, që organizohet nga agjencia e modës Gecjan Group dhe RTV 21. Ky aktivitet ka për qëllim të pasqyrojë vlerat e shtëpive të modës, shkollave të modës, butikëve, salloneve të bukurisë dhe stilistëve për fëmijë.

 Java e modës në Kosovë që do të nisë në datën 24 mars e do të vazhdojë për 5 ditë me radhë, deri më 28 mars 2010 në Sheshin 21 në Prishtinë, sipas organizatorëve të agjencisë së modës Gecjan Group, për pesë ditët e shfaqjes puna e pjesëmarrësve do të jetë vazhdimisht e reklamuar në RTV 21, në mënyrë që teleshikuesit të kenë mundësi që të zgjedhin veshjen e preferuar. Deri tani kanë aplikuar mbi 120 konkurrentë nga mbarë trojet shqiptare, por vetëm 15 prej tyre do të marrin pjesë në këtë ngjarje. Ndërkohë që ka shkuar në 500 numri i vajzave që dëshirojnë të jenë mes 40 modeleve të sfilatave.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›