Kosova, Myslimanët, 50 mijë firma në Konf. Islamike
Myslimanët shqiptarë i kërkojnë vendeve anëtarë të Konferencës Islamike, të njohin shtetin më të ri. Mbi 50 mijë firma janë nisur sot drejt Konferencës Islamike, vetëm dy javë pas fillimit të mbledhjes se tyre.
TIRANE- Vetëm pak ditë nga një vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Myslimanët shqiptarë i kërkojnë vendeve anëtarë të Konferencës Islamike, të njohin shtetin më të ri. Mbi 50 mijë firma janë nisur këtë të djelë drejt Konferencës Islamike, vetëm dy javë pas nisjes së procesit të mbledhjes së firmave. Në emër të organizatorëve të këtij peticioni, Imami i Xhamisë shprehet se myslimanët shqiptarë besojnë në përkohshmërinë e hezitimit, me të cilin shumë vende anëtare të kësaj konference e kanë parë këtë proces.
Konferenca islamike përmban 60 anëtarë, dhe prej tyre vetëm shtatë e kanë njohur dhe mbështetur pavarësinë e Kosovës.
Në tërësi shteti i Kosovës është njohur nga 54 shtete, ndër më kryesorët Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania.
(e.n/News24/Balkanweb)