E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burrel, metalurgët pa paga, paralajmërojnë protesta

Prej gati një viti, 110 metalurgëve të uzinës së ferrokromit nuk u paguhen sigurimet shoqërore nga firma Italia Krom. Metalurgët kanë paralajmëruar protesta që do të shkojnë deri në bllokimin e rrugës nacionale Milot-Burrel. 

BURREL- Prej gati një viti, 110 metalurgëve të uzinës së ferrokromit nuk u paguhen sigurimet shoqërore nga firma Italia Krom. Megjithëse ata kanë trokitur herë pas herë në dyert e ministrit të ekonomisë, dhë në Ministrinë e Financave, nuk është gjetur asnjë zgjidhje për problemin e tyre. Metalurgët kanë paralajmëruar protesta që do të shkojnë deri në bllokimin e rrugës nacionale, nëse problemi i tyre nuk zgjidhet brenda datës 1 mars.

Metalurgët thonë se firma italiane falimentoi dhe strukturat shtetërore nuk morëm asnjë masë. Gjithashtu, punëtorët e uzinës së ferrokromit akuzojnë firmën se ka shkatërruar makineri e pajisje të uzinës.
Këshilli sindikal i metalurgëve deklaron se nëse deri në 1 mars nuk merret asnjë masë për ta atëherë do të bllokohet rruga nacionale Milot-Burrel. Puna në uzinën e ferrokromit është ndërprerë në muajn 1 gusht dhe fati i saj nuk dihet ende.
(e.n/News24/Balkanweb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›