E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pengmarrja e autobusit në 99-ën, i ati i autorit: Të zbardhet vrasja (FOTO)

flamur-pisli.jpg-1—-Nga Julian Hoxhaj—-

Elbasna- Familjarë dhe të afërm të Flamur Pislit kanë përkujtuar djalin e tyre që mbeti i vrarë si pasojë e shkëmbimit të zjarrit me policinë. Flamur Pisli nga Patini i Klosit, rrëmbeu në shenjë hakmarrje ndaj pronarit të tij, që nuk i kishte paguar pagën e dy viteve, një autobus të kompanisë greke Ktel me 15 pasagjerë dhe erdhi deri në Elbasan, ku mbeti i vrarë bashkë me një shtetas grek.

Ngjarja ndodhi më 28 prill të viti 1999 në Selanik, kur Flamuri mbërriti në fshatin Bradashesh. Pisli liroi gjysmën e pengjeve duke mbajtur në autobus vetëm 8 pengje, 5 burra e 3 gra. Asokohe Pisli lidhet në telefon me shefin e Policisë së Selanikut duke i bërë të ditur qëllimin e këtij rrëmbimi, si dhe kërkesat e tij për të liruar pengjetqë konsistonin në pagesën e 50 milionë Dhrahmive.

Familjarët kujtojnë se Flamuri herë pas here hiqte këmishën duke u treguar efektivave që e ndiqnin, 12 plagët që kishte marrë në trupin e tij si rezultat i dhunës. Historia e Flamurit asokohe pati jehonë të gjerë në shtetin fqinj, por edhe në vende të tjera.

Sot pas 14 vitesh nga ngjarja, i ati  i Flamurit, Nuredin Pisli rikthen në kujtesë episodin në një rrëfim të sinqertë për Gazetën IDEA. Ai thotë se djalin ja vranë vllezërit e tij shqiptar, teska apelon për drejtësi për të zbardhur ngjarjen, që prej 14 vitesh dosjet e saj gjenden në sirtaret e prokurorisë.

Zoti Nuredin, si ka nisur historia e Flamurit dhe problemet e tij në shtetin grek?

Që në moshën 13-vjeçare Flamuri iku në Greqi, nga halli që kishim ne këtu. Djali iku atje, e pasi iku atje, filloi punë tek një nënë greke. Nëna greke e kishte respektuar shumë, e deshte si djalin e vetë. Këtë e kanë thënë të gjithë refugjatët shqiptar. Më vonë djali punonte edhe tek një prift Grek xha Theodhoros. Djali shërbente tek kisha punonte ullinjt. Prifti e deshte shumë. Më pas djali shkon për të punuar tek një policë. Punon aty për njëfarë kohe, por polici nuk i jep paratë. Më vonë djali tregon që polici grek ka kryer dy vrasje

Pra djali juaji e dinte që polici grek kishte bërë dhe dy vrasje, këta  ishin shqiptar apo grek?

Jo ishin Grek. Kishte vrarë dy jetim. Por megjithatë ky nuk është problem për ne. Djali i kërkoi paratë policit, i cili i kishte rreth 1 milion e gjashtëqindëmijë dhrami djalit. Djali ishte shumë i fuqishëm dhe ngarkonte makina me materiale. Pasi u bënë një sasi parash djali i kërkon policit paratë, polici i thotë se do ti jap pas tri ditësh. Pas tri ditësh jo që nuk i dha paratë, por shkoi edhe e arrestoi në shtëpinë e vet me dy policë të tjerë dhe e futi djalin në burg. Gjatë burgut për më shumë se një muaj djalit i bëjnë tortura çnjerëzore, siç e keni parë edhe në kasetën që jep defakto çka ndodhur. Pasi e torturojnë djalin e hedhin në kosh të plehrash për të vdekur. Në koshin e plehrave e gjejnë punonjësit e pastrimit.  Ata njoftojnë nënën greke ku kishte punuar djali. Një shoqatë e merr dhe e çon në spital. Aty shkon nëna greke dhe e pyet djalin dhe i thotë se çfarë ke bërë. Nëna greke i ka shërbyer shumë. Mbasi u shërua djali nëna greke i jep para djalit dhe e sjell në kufi. Vjen djali në Tiranë tek një tezja e vet

Pra djali para se të vinte tek ju shkoi në Tiranë?

Po shkoj tek tezja e vet aty. Ata më njoftojn mua në telefon dhe më thonë ec se djalin e ke këtu, është tepër i irrituar, i çmend.

Pra djali kishte pësuar probleme psikologjike?

Po kishte pësuar probleme psikologjike. E kishin çarë me thika, kishte 13 plagë djali nga policia që i kishte marrë brenda në burg. Pasi djali erdhi në shtëpi, nëpërmjet kushëririt tim që është farmacist, gjeta ilaçet dhe e shërova. Se kur e vizitova në Tiranë më thanë që djali ka kaluar, i kanë bërë injeksion për ta çmend. Kushëriri im më  solli ilaçet nga Gjermania dhe djali u shërua.

flamur-pisliPërkujtohet Flamuri

Pastaj çfarë ndodhi me djalin?

Me thënë të drejtën i kërkova djalit që të punonte këtu, unë kisha traktorin. Por djali pasi u shërua më thotë që baba unë jam torturuar në mënyrë çnjerëzore, prandaj unë ose do vrasë veten ose do hakmerrem ndaj policit grek. Unë i thash që jo mor birë, traktorin e kemi do punojmë këtu, ekonominë e kena këtu, tokë kena. Por ai më tha që nuk është çështje parash, por është çështje nderi, unë jam torturuar në mënyrë çnjerëzore.

Pra djali kërkonte të hakmerrej?

Donte të vinte dinjitetin në vend. Urdho shiko plagët e mia,- më tha. Burri jeton me nder apo jeton pa nder më tha?! Unë i thashë që ajo është qeveri greke dhe nuk kemi çfarë të bëjmë, nuk hahemi dot me atë. Shkuam tek ministri i Jashtëm, në atë kohë ishte Paskal Milo, as na e hapi derën, ik më tha se nuk merrem me ata. Atëherë djali thotë e di unë atë punë. Më në fund djali u detyrua të armatosej  dhe iku në Greqi. Shkoj atje dhe e kërkoi policin grek. Ai nuk e pandehte. I thotë djali më jep paratë. Ai ja kthen çfarë paraje kërkon ti, akoma gjallë je ti?! Ne ju kemi në dorë, ju bëjmë çfarë të duam ne- i thotë polici grek djalit.

Pra cfarë ndodhi më pas dhe si e kujtoni ngjarjen?

Ajo është një ngjarje shumë tragjike. Djali hyri në kufirin shqiptar dhe nuk e vranë grekët, por e vranë këta. E vrau vëllai-vëllanë. U vra në shtetin e vet. Por këta mos të harrojnë se derdhën gjakun e një djali të ndershëm dhe të pafajshëm.

Çfarë kërkoni sot?

Unë kërkoj që të zbardhet ngjarja se ma akuzojnë djalin se ka vrarë grekun. Unë kërkoj që të vihet drejtësia në vend. Se e vranë djalin dhe i morën paratë brenda në autobus. Pra unë nuk kërkoj paratë, por të dali e vërteta e vrasjes.

Mediat nxorën videokaseta të cilat tregonin qartë se Flamuri nuk ishte vrasësi i shtetasit grek që u ekzekutua në ngjitje të kodrave të Krrabës. Komuna Bradashesh dhe Bashkia Klos e kanë shpallur Flamurin, Qytetar Nderi.

Sot kjo familje kërkon drejtësi, kërkon që dinjiteti i përdhosur të vihet në vend, edhe pse Flamuri do të mbetet heroi i një prej ngjarjeve më të bujshme të historisë së tranzicionit të vështirë shqiptar në emigrim:

Interesimi i ish-kryetarit të Bashkisë Klos, aktualisht deputet, Bedri Hoxha, sikur ma lehtësojnë pak dhimbjen. Disa vite më parë të gjithë këshilltarët e Bashkisë Klos, pa dallime politike, ranë dakord që djali të shpallej Qytetar Nderi. Kjo më dha më shumë forca, se djali im nuk ishte një kriminel, por një njeri që rrojti me nder sa ishte gjallë. Të njëjtën gjë bënë edhe këshilltarët e komunës Bradashesh në rrethin e Elbasanit. As këshilltarëve të Klosit dhe as atyre të Bradasheshit nuk do tua harroj sa të jem gjallë. Lanë mënjanë bindjet e tyre politike dhe vlerësuan djalin tim pas vdekjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›