E Diel, 1 Nëntor 2026

Moore, misioni i pamundur, në zgjedhje edhe me gjysmë KQZ-je

MOORE-DURRESDurrës- Drejtori për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Jonathan Moore në prononcimin e bërë sot nga qyteti i Durrësit ka lënë të kuptohet se meqënëse çështja e KQZ-së mund të mos zgjidhet shpejt, atëherë mund të shkohet në zgjedhje me përbërjen aktuale të saj me vetëm 4 anëtarë dhe se vendimet me 3/5 mund t’i kalojnë Kolegjit Zgjedhor.

“Zgjedhjet e 23 qershorit janë mjaft të rëndësishme. Situata më e mirë do të ishte që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të kishte 7 anëtarë. Sidoqoftë aty ka vetëm 4 anëtarë aktivë dhe kjo çështje mund të zgjidhet shpejt, por edhe mund të mos zgjidhet shpejt. SHBA do të japin një vëmendje tejet të shtuar ndaj të gjithë procesit të zgjedhjeve”, tha Moore.

Moore theksoi gjithashtu se edhe Kolegji Zgjedhor është një institucion që funksionon në Shqipëri, ndërsa vuri rëndësinë tek fakti që SHBA-të duan që votuesit shqiptarë të besojnë tek institucionet që merren me menaxhimin e zgjedhjeve.

Moore ishte i pranishëm sot në qytetin e Durrësit ku pati një takim me kryetarin e bashkisë së qytetit bregdetar Vangjush Dako.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›