Muca-Sejdini, "ethe" debutuesish
Dy trajnere te sapoemeruar do te debutojne ne ndeshjet e javes se 20-te, te Kategorise Superiore. Faruk Sejdini do te drejtoje Elbasanin, qe do te luaje perballe Vllaznise ne "Ruzhdi Bizhuta", ne nje ndeshje te veshtire, per ta nisur me fitore. Faruk Sejdini drejtoi ne tre javet e para te kampionatit Bylisin, i cili pesoi tre humbje radhazi. I rikthyer ne drejtimin e Elbasanit, "xhaxhi' synon fitoren e pare, per t'i bere nje nisje te mbare karrieres se tij me elbasanasit, qe perkrahen fuqishem dhe nga nje numer i madh tifozesh. Sakaq, perballe Vllaznise qe kryeson Kategorine Superiore misioni shihet i veshtire per vendasit. Kuqeblute, ne rast te ndonje rezultati negativ do te rrezikojne kryesimin, qe mbahet nga Tirana, qe do te udhetoje ne fundjave drejt Kavajes. Nje ish-drejtues i Tiranes, Shkelqim Muca do te drejtoje Dinamon, ne "Selman Stermasi", perballe Apolonise, ku ekipi i tij pret kthesen pas dy humbjeve dhe trajneri i ri, synon fitoren e pare. "Nuk do te jete e lehte ndeshja, pavaresisht se Dinamo nuk do te pajtohet me asnje rezultat tjeter", - shprehet trajneri i ri i kampioneve ne fuqi, Muca. Dinamo nen drejtimin e Muces i ka shanset te fitoje dhe te afrohet ne klasifikim me dy ekipet kryesuese. Tirana e Agustin Koles do te vizitoje Besen, qe u mund nje jave me pare ne Shkoder. Dy humbje radhazi do te ishin te papranueshme per kavajasit, ndersa Tirana synon te rifitoje vendin e pare ne klasifikim. Pas javes se 20-te, ne varesi te rezultateve, mund te ripercaktohen objektivat e seciles skuader. Keshtu, shkarkimi i Mirel Joses ne stolin e Elbasanit, erdhi pas humbjes se ketij ekipi ne Lushnje. Por nje humbje e mundshme dhe normale me Vllaznine ne "Ruzhdi Bizhuta" do te thote per Faruk Sejdinin dhe per drejtuesit e klubit, se titulli i deklaruar nje jave me pare nuk duhet permendur me, ne vijim te edicionit. Elbasani, ndonese me nje kontingjent te pasur me futbolliste, do te kerkoje nen drejtimin e Sejdinit, trofeun e Kupes se Shqiperise.
Java XX (14 shkurt 2009)
Teuta - Lushnja
Elbasani - Vllaznia
Besa - Tirana
Shkumbini - Partizani
Dinamo - Apolonia
Bylis - Flamurtari
Trajnere te shkarkuar ose te dorehequr
Faruk Sejdini (Bylis)
Hasan Lika (Partizani)
Blaz Slishkovic (Tirana)
Gerti Haxhiu (Apolonia)
Zlatko Kovacevic (Flamurtari)
Edmond Licaj (Flamurtari)
Mirel Josa (Elbasani)
Zlatko Dalic (Dinamo)
Iljaz Haxhia (Besa)
Saimir Malko (Lushnje)
Vasil Bici (Lushnje)
Java XX (14 shkurt 2009)
Teuta - Lushnja
Elbasani - Vllaznia
Besa - Tirana
Shkumbini - Partizani
Dinamo - Apolonia
Bylis - Flamurtari
Trajnere te shkarkuar ose te dorehequr
Faruk Sejdini (Bylis)
Hasan Lika (Partizani)
Blaz Slishkovic (Tirana)
Gerti Haxhiu (Apolonia)
Zlatko Kovacevic (Flamurtari)
Edmond Licaj (Flamurtari)
Mirel Josa (Elbasani)
Zlatko Dalic (Dinamo)
Iljaz Haxhia (Besa)
Saimir Malko (Lushnje)
Vasil Bici (Lushnje)