Kosova: Urime ditëlindja e 67-të e presidentit Bill Clinton
PRISHTINË-Urime ditëlindja e 67-të e Presidentit Bill Clinton, përgëzohej sot në pano–bilborda me foto të mikut të madh, shkruar anglisht dhe shqip në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës, shtetit të ri evropian me Pavarësinë e shpallur para pesë vitesh e të njohur deri tash nga mbi 100 shtete të botës, anëtare të OKB-së.
Urimet janë shkruar te Neëborn – Simboli i Pavarësisë e në sheshet e rrugët e tjera të kryeqytetit, ndërkohë që në Kosovë festohet ditëlindja e ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, me një solemnitet në Mitrovicë, të organizuar sot në bashkëpunim me Shoqatën Miqtë e Amerikës, në Qendrën e Kulturës -Salla e Vallëzimit, nën patronazhin e kryetarit të komunës - qytetit më të madh verior të Kosovës.
"Miku i madh, Bill Clinton, e ndihmoi Kosovën dhe popullin e saj në momentet më të vështira, atëherë kur më së shumti Kosova kishte nevojë”, është shprehur kryetari i komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati.
Në shenjë falënderimi e mirënjohje të përjetshme, në kryeqytetin Prishtinë, shtatorja e ish-Presidentit amerikan është e ngritur në një nga sheshet kryesore që mban edhe emrin etij, e përuruar në fillim të nëntorit 2009, në praninë e vetë Bill Clinton, në vizitën e tij të parë në Kosovën e pavarur, e cila ishte e dyta pas vizitës në kohën kur ishte President, pak muaj pas 12 qershorit 1999, Ditës së Lirisë – të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.
Në mbrëmjen e 24 marsit 1999, kur nisi ndëryrja shpëtimtare e NATO-s për t’u dhënë fund zhvillimeve tragjike të terrorit e spastrimit etnik kundër shqiptarëve kosovarë, Presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton, nga Shtëpia e Bardhë i drejtohej kombit amerikan, duke theksuar se “tani, bindja jonë e fortë për gjithçka që po ndodh në Kosovë, është e vetmja shpresë e popullit të Kosovës".
(d.b/BalkanWeb)