E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA: Qeveria egjiptiane duhet të shkojë drejt pajtimit

UASHINGTON- Qeveria e përkohshme egjiptiane duhet të shkojë drejt pajtimit, bëri thirrje sot Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel.

"Dhuna duhet të ndalet, duhet të hiqet gjendja e jashtëzakonshme", deklaroi ai, duke u shprehur se bashkëpunimi amerikan me Kajron ishte në rivlerësim e sipër.
Që prej rrëzimit të ish-presidentit egjiptian, Mohammed Morsi më 3 korrik, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel është takuar më shumë se 15 herë me gjeneralin, Abdel Fattah al-Sissi, duke i përsëritur atij të njëjtin mesazh.

"Aftësia jonë për të ndikuar mbi ngjarjet në Egjipt është tejet e kufizuar. I takon popullit egjiptian të gjejë zgjidhje për situatën", theksoi Hagel.

"Ne do të vazhdojmë të punojmë me qeverinë e përkohshme dhe ushtrinë egjiptiane", nënvizoi ai.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›