E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përse gjoksi i një femre i tërheq kaq shumë meshkujt?

Shumica e meshkujve humbin mendjen përballë një dekolteje të bukur. Dhe nuk ka më dyshime se cdo mashkull tërhiqet nga gjoksi i një femre. Dhe kjo nuk ndodh tani, jo ka ndodhur në shekuj, por cili është motivi? Shkenca ka një përgjigje të argumentuar dhe kjo mbi disa konkluzione.

Një thirrje erotike
edhe pse nuk bën pjesë direkt në organin e riprodhimit apeli erotik që bën gjoksi është tepër i fortë. Sipas antropologëve, forma e gjoksi është e ngjashme dhe me fundshpinën dhe meshkujt direkt kur shohin një gjoks të zbuluar e përkthejnë imazhin me atë që nuk arrijnë dot të shohin për momentin dhe eksitohen.

Një evolucion i njeriut
Teoria më e fundit e profesor Larry Young, docent i Psikiatrisë në Universitetin e Emory, SHBA, tërheqja e mashkullit kundrejt gjoksit është thjesht një tjetër dëshmi e evolucionit njerëzor.

Docenti shpjegon se baza neurologjike e sjelljes të komplekseve sociale, mes të cilave dhe kjo sjellje ndaj gjoksit janë rezultat i qarqeve nervore që konsistojnë me origjinën emocionale që lidh nënën me fëmijën në momentin e ushqyerjes me gji.

Kjo sjellje instiktive transmetohet si nga femra dhe tek mashkulli dhe kontribuon në lidhjen e ciftit nga prindërit tek pasardhësit. Në rastin e meshkujve, ata e duan dhe në të pandërgjegjshmen e tyre është sinjali i vetëm që i lidhte me nënën.

Roli i oksitocinës
Jo vetëm kaq. Nga thithat e gjirit rrjedh qumështi që në trurin e bebes prodhon oksitocinën, hormoni i dashurisë, i mirësisë, hormoni që ndihmon nënën të tërheqë vëmendjen e fëmijës tek ajo dhe që këtu nis lidhja e përjetshme e fëmijës me nënën.
Në të njëjtën kohë, thithja e gjirit gjatë raportit seksual rrit ndjeshmërinë në vaginë dhe sapo meshkujt shohin gjoks, ju kujton dhe këtë.

Sa më i madh të jetë më shumë u pëlqen
Edhe pse teoritë arrijnë të shpjegojnë lidhjen e gjoksit të femrave me vëmendjen e meshkujve, ku hyn këtu madhësia? Pse shumica e meshkujve duan gjoksin e madh, çmenden pas një gjoksi të tillë sa fusin femrat e tyre dhe për operacione plastike? Seksologët shpjegojnë se gjoksi është objekt dëshire i foshnjave që sa vijnë në jetë. Në personalitetin e tyre, kjo dëshira për gjoks të madh mbetet edhe kur rriten. Jo që kujtojnë mamanë, por një gjoks i madh, e bën femrën më dominonte, duke ua lehtësuar atyre detyrimet, dhe në këtë rast ia kalojnë femrës detyrën që ti kënaqë seksualisht në shtrat.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›