Dëshira Subashi: Ish qitësja e Kombëtares, gjyqtare në KQZ
Ajo është një grua e qetë, që nuk preferon të ngre zërin, por që të imponon respekt me etikën që ruan kurdoherë. Një grua, tiranase e vërtetë, si ato që na ka marrë malli ti gjejmë sërish rrugicave të vjetra, e butë e me bonsens. Ky është opinioni i krijuar në publikun e gjerë, për anëtaren e Komisionit Qendror Zgjedhor, Dëshira Subashin, gjyqtaren e propozuar nga PS-ja që në vitin 2003. Po si është historia e ish-qitëses së kombëtares, emocionet, punët e vështira, vendimi për të hequr dorë nga sporti, angazhimet e mëpasme...
Jeni një grua e konsideruar nga të gjithë "dorë e hekurt", në vitet e gjata të punës, e keni pasur pikërisht edhe vendin më të nxehtë, Komisionin Qendror Zgjedhor. Sa ju ka konsumuar kjo punë, sa e vështirë ka qenë për ju?
Ishte shtatori i vitit 2003, kur vendosa të lë karrierën time në gjykatë. Mendova thjeshtë, pa asnjë lidhje me politikën,madje me naivitet , pa gjykuar se në këtë pozicion pune kërkohej një njohje besueshmërie. Një bisedë me një mikun tim, që më inkurajoi idenë e kandidimit në KQZ. Për shkak të ligjit, ju drejtova me një kërkesë PS sepse partitë politike kishin të drejtën e propozimeve në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. U gëzova kur mora vesh që PS më propozoi si kandidaturë ,ndoshta vlerësimi që ata morën për gjithë punën time deri në atë moment, por ndoshta edhe fakti që një grua synonte këtë pozicion. Edhe sot nuk e di.
Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi emërimin tim. Sigurisht deri këtu e gëzuar. Në të nesërmen e emërimit u bëra njeriu më mediatik, për shkak të luftës politike. Pa filluar punë kërkohej dorëheqja ime. Nuk ishte një ditë,një javë,por plot katër muaj. E pa mësuar me këtë egërsi të politikës që pa shkak personal merrej çdo ditë me mua. Periudha më e vështirë e punës sime. E menduar gjatë në heshtjen time, vendosa të jap një mesazh për politikën. Vlerësimin për mua e bëri Këshilli i Lartë i Drejtësisë, kjo ishte mirënjohje për këtë institucion, por edhe një detyrim. Kjo ishte përballja e parë me punën në KQZ.
Ky moment ndoshta më dha një mësim. Puna e vështire ,por jo e pamundur. Sa ju ka konsumuar kjo punë,më pyesni? Aspak. Kur punën e bën me dëshirë dhe drejtësi ke kënaqësi ,nuk të konsumon,por të konsolidon.
Tejet e qetë. Ky ka qenë përkufizimi i ne gazetarëve për ju. Si keni mundur të ruani qetësinë edhe kur keni parë shkelje që sipas jush konsideroheshin të rënda?
Të jesh i qetë në gjykime të vështira, në situata të vështira është mirë. Qetësia të jep gjykime të drejta, këtë e kam bindje nga përvoja e gjatë e punës.Për shkak ndoshta të kësaj qetësie në të gjithë analizën që i bëj punës sime ,në përfundim të këtij procesi zgjedhor ,nga më të vështirat e kaluara nga unë ,nuk gjej moment të kem gabuar,apo që mund ta bëja ndryshe, për shkak se kisha humbur qetësinë e kjo më bën të ndihem mirë. Veçanërisht në këtë vit zgjedhor kam përballuar jo vetëm argumenta për shkelje të ligjit, kolegë aspak bashkëpunues, madje pengues e shpërfillës ndaj çdo gjykimi timin apo edhe të dy kolegeve të mijë të propozuar nga opozita, një administratë penguese në shërbim tërësisht të pjesës së maxhorancës, por edhe fyerje. Shumë njerëz të njohur e të panjohur më kanë këshilluar që fyerjeve të mos i përgjigjesha me etikë. Nuk jam e penduar. Nëse dikush nuk ruan etikën, nuk duhet të bësh të njëjtën gjë, sepse dashur pa dashur, bëhesh pjesë e të njëjtit standard të keq. Institucionet duhet të respektojnë më së pari etikën, këtë e ndjej dhe e këshilloj për të gjithë.
Cila është jeta e Dëshira Subashit, nga vini e çfarë rinie keni pasur?
Jeta ime është e thjeshtë, por e bukur. Unë kam pasur një rini të bukur me ato që lejonte koha. Kam kërkuar gjithnjë nga vetja, për profesionin ,për jetën jashtë profesionit,për familjen, me një shoqëri aktive, që e ruaj dhe janë kënaqësi e jetës.
Kemi dëgjuar se në të ri keni qenë edhe sportiste?
Isha në gjimnaz dhe siç bëhej në atë kohë lënda e stërvitjes ushtarake, një ditë ishim në një poligon për qitje. Spikata në qitje, që bëhej si pjesë e programit mësimor. U interesua Klubi Sportiv Partizani,që të bëhesha pjesë e ekipit sportiv. E fillova. Shkoja çdo ditë në stërvitje dhe pata rezultate të larta. Shpejt u bëra pjesë e ekipeve kombëtare, e ndeshjeve ndërkombëtare me rezultate të mira. Me gjithë kohën me sportin, mësimi ishte më i pari. Rezultate të mira në shkollë, rezultate të mira në sport. Kjo ma ka bërë rininë aktive dhe të bukur. Krenari, pas një rezultati në një garë ndërkombëtare, dekorohem me titullin Naim Frashëri. Pas përfundimit të studimeve të larta dhe fillova punë në Ministrinë e Tregtisë, më duhej të zgjidhja midis sportit dhe karrierës së punës. Ishte e dhimbshme të lija sportin,por isha e detyruar, për shkak se shkëputjet nga puna për aktivitetin sportiv nuk më mundësonin detyrën që mora. Kjo ndodhi në vitin 1980,duke lënë pas një investim timin sportiv prej 12 vitesh. Edhe sot e ndjek këtë sport fisnik, që kalit vullnet, durim e përqendrim maksimal.
Sa tiranase ndjeheni pasi një pjesë e juaja është tiranase?
Unë jam tiranase, jo vetëm e lindur, por me origjinë. Unë jam e gjitha tiranase dhe jam krenare për origjinën time. Tiranasit janë të dashur ,të sinqertë, janë qytetarë në të gjithë kuptimin e fjalës. Jam me fat që jam tiranase.
Mund të sillni në kujtesë ditën e parë të punës, cila ka qenë, si u sollën kolegët?
Ditë të parë të punës kam përjetuar në të gjithë punët që kam bërë "Dita e parë e punës" ,pas përfundimit të studimeve patjetër nuk mund të harrohet. Emocionuese, nga t'ia filloje, nuk dije. Kolegë dashamirës pa kufi. Aq të kujdesshëm ishin sa unë e mora një mësim për gjithë jetën time. Atë që përjetova në ditën e parë të punës e kam bërë gjithë jetën time të punës me të rinjtë që vinin në punë. Jam kujdesur më shumë kujdes për të rinjtë, nuk lodhem, nuk mërzitem t'iu jap atyre rregullat e punës, tu jap afërsinë aq të nevojshme për atë që merr një punë të re, në një ambient të ri edhe pse realisht këtë kujdesje sot pak e shikoj. Unë ndjej kënaqësinë e atyre që kam punuar, që në çdo rast më kujtojnë faktin e kujdesit për to në ditët e para të punës.
Keni ngrënë "bërryla" gjatë karrierës suaj?
"Bërryla", ndoshta po, ndoshta jo. Në ndonjë moment mund të kem menduar për "bërryla", por pas kalimit të kohës gjykoj se duhet të merret si pjesë e jetës .E rëndësishme është që të gjesh forcë për të kapërcyer edhe momente të vështira,kur mendon se ke ngrënë "bërryl".
Një tiranase nuse në Shkodër, sa të përputhshme kanë qenë mentalitetet në atë kohë?
Unë kam punuar në Shkodër dhe nuk jam nuse në Shkodër. Bashkëshorti im është i lindur në Tiranë, me origjine nga Shëngjergji i Tiranës. Një bashkëshort , një shok i shkëlqyer në jetën time.
Sa fëmijë keni dhe me se merren?
Dy fëmijë, të rritur, që sot kanë familjet e tyre. Të dy kanë mbaruar arsimin e lartë, por që të dy ,për gati tre vjet punojnë jashtë vendit të tyre, edhe pse as ata as ne nuk e dëshirojmë këtë. Mungesa e punës,pasiguria për jetën ka bërë që të bëjnë vendimmarrje të padëshiruar. Shpresojmë së bashku të jenë në vendin e tyre, sapo të realizohen.
Në fotot e tua kemi parë një nip dhe një mbesë, që duket se e verifikojnë shprehjen mjalti i mjaltit?
Janë yje të jetës . Janë gëzimi i jetës familjare.
Në vitet e socializmit si e shihnit regjimin në pushtet?
Një regjim që funksionoi në kohën e vet dhe përfundoi.
Si i përjetuat ndryshimet e sistemeve?
Normalisht si gjithë populli.
Cila është lidhja juaj me PS?
Lidhja ime me PS? Deri në vitin 2003 asnjë lidhje. Me mbështetjen që më bënë për pozicionin e anëtares së KQZ dhe më pas ,mirënjohje ,jo vetëm. Vlerësoj mjaft faktin e besimit të tyre në kryerjen e detyrës ,kërkesën e tyre për të respektuar ligjin . Kjo ka bërë që lidhja të jetë korrekte ,të jetë lidhje respekti reciprok.
Momenti më i keq në jetën tuaj?
Momente të këqija besoj çdo njeri kalon në jetë. Do të veçoja ,shkurtin e vitit 1998. Deri në atë periudhe isha gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë. U bë në këtë kohë riorganizimi gjyqësor dhe nga një Gjykatë Apeli në rang vendi, u krijuan gjashtë gjykata. Më shumë se gjysma e gjyqtarëve u transferuan në gjykatat e krijuara. Midis gjyqtarëve të transferuar isha edhe unë , por edhe dy kolege zonja. Unë u emërova gjyqtare në Gjykatën e Apelit Shkodër, njëra nga kolegët në Vlorë dhe tjetra në Gjirokastër. Ishte një vendim "bërryli", një vendim me një qëllim, të dorëhiqeshim. Transferim pa kriter, pa gjykim, me një negativitet .Duhej përballuar me dinjitet. Kështu ndodhi. Viti 1998,një vit që vinte pas 1997,pa rend ,pa polici,me pasiguri në çdo ditë e çdo orë për detyrën e gjyqtarit, në një rreth problematik të kohës si Shkodra. Moment i keq në jetën time. E kalova me qetësi, me kurajë, me korrektese. Mirënjohje pa kufi kolegëve të mijë të gjykatës, mirënjohje pa kufi gjithë shkodranëve për kujdesin dhe korrektësinë e marrëdhënieve njerëzore.
Momenti më i gëzueshëm?
Momentet e gëzueshme i kam të shumta. Vlerësoj çdo gjë të realizuar në jetë dhe kjo mi bën të gëzueshme momentet. Veçoj momentin, kur në Stokholm të Suedisë mora medalje bronzi në sportin e qitjes dhe u ngrit flamuri shqiptar, në vitin 1972. Ishte vërtet e bukur,ishte emocionuese, është e paharrueshme.
Ëndrra në sirtar?
Nuk i lë ëndrrat në sirtar. Vazhdoj të punoj për ti realizuar. Do vazhdoj të kontribuoj politikës. Besoj se politika ka nevojë për gratë.
Pishmani?
Një pishman në natyrën time kam. Nuk kam mundur që të mësoj ti jap makinës.
Si do e shijoni kohën tuaj në një periudhë pa angazhimet që keni sot?
Kur të vijë koha , do të shkruaj për drejtësinë dhe politikën. Botimet janë synimi im i kësaj kohe.
A mund të rri dot një femër aktive si ju duarkryq?
Sigurisht që as që mendoj të rri ndonjë herë duar kryq. Puna është e dobishme për vete dhe për të tjerët.
Cila është shprehja që ju ka udhëhequr në jetë?
Vala e detit është më e fortë se shkëmbi , jo nga forca që ka , por nga këmbëngulja për ta gërryer shkëmbin. Mos u shqetëso për ato që të kanë lënduar.
(GSH/BalkanWeb)