E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova, "boom" i ri njohjeje

PRISHTINE - Perfaqesuesit e institucioneve te Kosoves jane optimiste se numri i shteteve qe do ta njohin shtetin e Kosoves do te rritet ketyre diteve. Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu, tha dje se kjo gatishmeri ekziston te disa shtete, te cilat do ta publikojne se afermi vendimin e secilit prej tyre, duke publikuar keshtu, informacionin e marre ne rruge diplomatike. "Eshte proces i njohjes. Ne e kemi biseduar disa here, jane 43 vende, te cilat i falenderojne per vendimet qe kane marre dhe besoj se ka gatishmeri edhe te vendeve te tjera qe jane ne proces te njohjeve te metejme. S'them se ka ngelur. Keto dite do te kemi edhe njohje te reja". "Per ne eshte me rendesi qe te zhvillojme aktivitete lobizuese edhe si institucione te Kosoves, por natyrisht edhe te kemi mbeshtetje. Kemi kerkuar mbeshtetjen edhe te vendeve sic eshte Mbreteria e Bashkuar, qe me rrjetin e tyre te ndihmojne dhe ekziston kjo gatishmeri. Ne jemi ne kete proces. Nuk them se eshte nje proces i lehte, kjo duhet te dihet shume qarte", tha presidenti Sejdiu.

Keto komete, presidenti Sejdiu i ka bere pas nje takimi me drejtorin politik per ceshtje te jashtme ne Ministrine e Puneve te Jashtme te Britanise se Madhe, Mark Lyall Grant. Diplomati Grant tha se njohja e Kosoves duhet inkurajuar nga te gjitha palet. Ai theksoi se edhe Qeveria e Kosoves duhet t'i rrise angazhimet per njohje dhe kete te mos e beje vetem te vendet fqinje, por ne te gjitha shtetet e botes. "Mendoj se ka qene nje fillim i mire ne muajt e pare. 43 njohje jane mjaft krahasuar me njohjet e Sllovenise apo Kroacise ne vitet '90 dhe keto shtete perbejne shumicen e vendeve te BE-se, shumicen e Keshillit te Evropes, shumicen e vendeve te OSBE-se, por, sidoqofte, eshte fakt se mbetet vetem cereku i shteteve te botes". "Keshtu qe eshte e rendesishme qe numri i njohjeve te rritet, sepse, ne te kunderten, do te jete shume veshtire per Kosoven qe te behet anetare e organizatave kryesore. Ne duhet te vazhdojme ate qe po bejme, te inkurajojme njohje te tjera, Qeveria e Kosoves duhet t'i rrise perpjekjet per te inkurajuar njohje te tjera, jo vetem ne vendet fqinje, por ne tere boten", tha diplomati britanik, Mark Lyall Grant.

Diplomati duke theksuar se "Kosova eshte e pandashme" tha se kundershtimi ndaj strukturave paralele ne veri eshte shume i qarte: "Kosova eshte e pandashme. Ne nuk perkrahim ndarjen, nuk perkrahim struktura paralele apo struktura te tjera ne pjesen veriore te Kosoves. Ne nuk kemi ndermend te bejme legjitime struktura paralele dhe misioni i vetem i ligjshem ne Kosove eshte UNMIK-u, i cili do t'ia barte pergjegjesite EULEX-it dhe ICO-s", tha Grant, gjate takimit me Presidentin e Kosoves.

MITROVICA

Presidenti i Republikes se Kosoves, Fatmir Sejdiu, u ndal dje dhe ne zhvillimet e fundit ne veri te Mitrovices. Ai vleresoi se ato, "jane perpjekje per pengimin e njohjes se Kosoves nga shtetet qe ende hezitojne ta ndermarrin kete hap". Sejdiu siguroi dhe se "Kosova se shpejti do te hyje ne nje epoke te re zhvillimesh dinamike, ne radhe te pare ne fushen ekonomike".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›