Indi, te majtet braktisin koalicionin qeveritar
Ne Indi, shume parti me qendrim te majte kane njoftuar per doreheqjen e tyre nga koalicioni qeveritar i kryeministrit, Manmohan Singh. Arsyeja kryesore eshte protesta kunder marreveshjes atomike mes Indise dhe SHBA-ve. Ne kete marreveshje thuhet qe Shtetet e Bashkuara te Amerikes, pas me shume se 30 vjetesh, mund te ushtrojne tregtine me lende djegese dhe teknologji berthamore ne Indi. Blloku nga kater partite opozitare, perfshire edhe komunistet ka kritikuar marreveshjen qe e detyron Indine te lidhet ngushte me SHBA-te.