"Synimi per ndarje kerkon reagim"
PRISHTINE - Shefi i UNMIK-ut ka filluar dje nje aktivitet qe thuhet se eshte pjese e perpjekjeve per integrimin e serbeve dhe shuarjen e strukturave paralele. Lidhur me kete argument, ka folur Lutfi Haziri, nga Lidhja Demokratike e Kosoves. I pyetur nga radio Evropa e Lire, Haziri flet mbi ate se ku qendron ne anen tjeter angazhimi i Qeverise dhe institucioneve te Kosoves, sidomos pas fuqizimit te Kushtetutes. Hairi kerkon qe Qeveria te kujdeset ne parime jo vetem ditore, por parime politike te vendosjes se institucioneve, funksionalitetit dhe qetesise ne tere territorin e Republikes. Me tej, shton: "Ne Mitrovice kemi te bejme me nje problem etnik, i cili ne vazhdimesi ka shkaktuar tensione. 'De facto' artificialisht eshte filluar me ndikime politike ne Serbi dhe po vazhdon me probleme te tilla. Vete fakti qe serbet e Kosoves ne veri kane refuzuar tre plane konkrete te integrimit te kesaj pjese ne jeten e Kosoves, tregon qarte se po vazhdon tendenca e asaj qe quhet ndarje funksionale drejt nje ndarjeje territoriale qe eshte shume e rrezikshme", pohon Haziri. Ne kete pike, ai vlereson se Qeveria e Kosoves duhet ta konstatoje kete gjendje, te marre "absolutisht mjete politike, qe u sigurojne njerezve jete me te mire, integrim te garantuar, per oferten qe Beogradi sot e ka manipulative ndaj tyre, tendencioze, konfliktuoze dhe problematike".
KOALICIONI
Lidhur me Qeverine e Kosoves dhe koalicionin aktual, Haziri thote se incidenti ne Kuvend, ku u shkarkua per fyerje nje zv/minister i LDK, "i ka shkaktuar njolle punes, angazhimit dhe motiveve per ndertimin e ketij koalicioni". Ai shton se "gjithcka duhet te vendoset ne tavoline ne mes te partnereve, gjithcka duhet me dialog, ashtu sic ka kerkuar Presidenti si garantues i Kushtetutes dhe funksionalitetit te shtetit, te vazhdohet te punohet ne zgjidhjen e problemeve".